• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE KTHYER NË TMERRIN E BIZNESEVE/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, mes tyre 4 shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E BIZNESEVE/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, mes tyre 4 shqiptarë

16 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke ka shkatërruar një organizate kriminale, disa anëtarë të së cilës ishin shqiptarë. Anëtarët e kësaj organizate kriminale vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

Ata ishin aktivë në zona të ndryshme të Athinës, duke u siguruar “mbrojtje” të lokaleve, duke zhvatur shuma të ndryshme parash nga pronarët e tyre në baza javore apo mujore.

Gjithashtu, u konstatua se anëtarët e organizatës kriminale, përveç sigurisë së lokaleve ndërhynin në çdo incident që mund të ndodhte mes klientëve, por edhe ndërmjetësonin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale ose ndërmjet personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të dhunës në emër të “Shefit” të tyre.

Për të zbërthyer organizatën kriminale, në orët e mëngjesit të datës 14 korrik 2024 u krye një operacion i koordinuar policor, gjatë të cilit u arrestuan 17 persona, nga të cilët 3 tashmë janë të paraburgosur.

Policia greke, mes 17 personave, ka vënë në pranga edhe shtetasin shqiptar Xhorxhi Gjoka 43 vjeç, ndërsa u ka komunikuar urdhër arrestin në burg shqiptarëve Evis Shyti 40 vjeç, Geni Cato 37 vjeç nga Përmeti dhe Marsel Stafaj 36 vjeç nga Tirana. Shyti dhe Cato rezultojnë të arrestuar në prill të këtij viti si autorë të vendosjes së një sasie eksplozivi në rrugën “Skylitsi” në Pire në 8 mars të këtij viti. Prej arrestimit, Shyti ndodhet i paraburgosur në Trikalla ndërsa Cato në Nafplio. Ndërkohë Marsel Stafaj, i njohur si “Majk” rezulton i arrestuar në maj të këtij viti pas kapjes së një ngarkese prej 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja në Pire. Bashkë me të atëherë u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë.

Gjatë kontrollit të banesës së Xhorxhi Gjokës, u sekuestruan 240 euro, 3 celularë, 1 shkop metalik si dhe 1 automjet “Seat” dhe një motorr “Honda Varadero”. Shqiptarët e arrestuan rezultojnë pjesëmarrës në disa prej episodeve të zbuluara nga policia greke.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë, janë zbardhur 78 gjobvënie ndaj lokaleve, 5 zjarrvënie, nga të cilat 1 në një automjet, 1 shpërthim në karburant dhe 1 në një shtëpi si dhe 1 rast lëndimi trupor, ndërsa gjatë hetimeve të kryera ndër të tjera u gjet arsenal armësh, sasi lënde narkotike dhe shuma të mëdha parash.

Ajo që vihet re në mënyrë alarmante si karakteristikë e tyre e veçantë është pjesëmarrja rast pas rasti e anëtarëve të organizatës kriminale në incidente mes tifozëve të një ekipi futbolli, si ato që ndodhën të shtunën e kaluar jashtë stadiumit në “Leoforos Aleksandras”, qoftë në këmbim të disa përfitimeve, ose për sovranitetin, ose për t’u shkaktuar “dëm” anëtarëve të një organizate tjetër kriminale, e cila mori pjesë në incidentet specifike të grupit.

Sipas policisë greke, bazuar në të gjithë sferën e veprimtarisë kriminale të kësaj organizate, bëhet e qartë se anëtarët e saj në mënyrë konsekuente dhe me vendosmëri synonin të zëvendësonin rolin shoqëror dhe detyrat zyrtare të Policisë greke, me një synim dhe qëllim të dukshëm, që palët e vëna nën shantazh t’i referoheshin organizatës kriminale “për zgjidhjen e çdo çështjeje” dhe jo policisë greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK GJEJA DOT PUNË"/ U kap në “shtëpi bari”, shqiptari dënohet me 32 muaj burg, rrezikon edhe…
Previous article MASA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT