• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAS nuk u njeh diplomat. Ulje page për katër mijë infermierë, do t kthejnë paratë e përfituara me…
Home
Sociale

MAS nuk u njeh diplomat. Ulje page për katër mijë infermierë, do t kthejnë paratë e përfituara me…

26 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Hyrja në fuqi e ligjit të arsimit të lartë ka penalizuar infermierët e diplomuar në katërvjeçarin 2002-2006. Pas vitesh punë, rreth katër mijë infermierë janë njoftuar për ulje page e për më tepër do t’u duhet të rikthehen në auditorët e fakultetit për të kryer Masterin Shkencor, atë që ministria sot nuk ua quan.

Lajmi i raportuar në BIRN, flet për një njoftim të beftë nga Ministria e Arsimit për këtë kategori profesionistësh, në nëntor të 2017-ës, ku iu është komunikuar se shkollimi i tyre universitar 3 vjet e gjysmë në teori dhe një gjysmë viti praktikë, është e barasvlershme me diplomën bachelor dhe jo me master, siç njihej deri më sot. Por jo vetëm kaq. Infermierët e punësuar do të duhet të kthejnë shumën e parave të përfituara si rezultat i diplomës që presupozohej që gëzonin.

BIRN-i raporton se gjysmës së tyre u janë zbritur nga rroga tashmë rreth 4500 lekë në muaj, një pjesë e të cilave janë pjesë e parave që kthehen pas dhe pjesa tjetër ulje e pagës. Handikapi qëndron në faktin që e njëjta diplomë e zhvlerësuar në vend, ka vlerë sot në Gjermani, shtetin pritës të shumë e shumë profesionistëve shqiptarë të bluzave të bardha. Ky problem, me të cilin infermierët janë njohur vetëm në muajin maj, i ka shqetësuar jo pak ata dhe Urdhrin përkatës që i përfaqëson.

Presidenti i Urdhrit, Sabri Skënderi, është vënë në lëvizje duke kontaktuar me ministrinë dhe përfaqësues të fakultetit në kërkim të një zgjidhjeje të kënaqshme. “Jemi në kontakt si me Ministrinë e Arsimit ashtu edhe Fakultetin e Infermierisë për të gjetur një zgjidhje, por deri tani jemi në fazën e diskutimeve. Edhe në rastin që diplomat e konsideruara me kohëzgjatje 3.5- vjeçare konsiderohen bachelor, mendoj se kjo kategori duhet të trajtohet me kohëzgjatje tremujore studimi, thjesht për të plotësuar kurrikulat dhe shpresojmë që të ketë diferencim në pagesa, pasi është kosto shumë e lartë për infermierët”, nënvizon presidenti i UISH-it.

Infermierët që kanë përfunduar studimet dhjetë vite më parë, do të duhet të rikthehen edhe një herë në shkollë dhe të aplikojnë në një program master, për të plotësuar kurrikulat shtesë që do të miratohen. Në Fakultetin e Infermierisë, pagesat për studimet Master Shkencor dhe Profesional variojnë nga 120 mijë deri në 200 mijë lekë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON GJEKMARKAJ/ Bubullimat e qershorit, misteret e Ramës dhe ditëlindja e një miku
Previous article U dëbua nga Spanja/ Lopetegui miraton blerjen e re të Real Madrid nga Botërori

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT