“Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë këto thirrjet që jehojnë në Tiranë.
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Sot mbahet protesta e 27 kundër kryeministrit Edi Rama.
Njëzëri shqiptarët kërkojnë largimin e tij. Kjo protestë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, edhe në Diasporë është protestuar në mbështetje të shqiptarëve dhe largimit të kryeministrit.
Ndërsa të shtunën mbahet protesta e radhës kombëtare, ku është bërë thirrje që të bashkohen shqiptarët nga të gjitha qytetet e vendit.


