• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARSHIM NË MOSKË/ Qindra rusë përkujtojnë 11 vjetorin e vrasjes së avokatit dhe gazetares në 2009
Home
Nderkombetare

MARSHIM NË MOSKË/ Qindra rusë përkujtojnë 11 vjetorin e vrasjes së avokatit dhe gazetares në 2009

19 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Qindra rusë marshuan në Moskë në një tubim që shënoi 11 vjetorin e vrasjes së avokatit për të drejtat e njeriut Stanislav Markelov dhe gazetares investigative Anastasia Baburova në vitin 2009.

Avokati 34 vjeçar dhe gazetarja 25 vjeçare u qëlluan me armë zjarri dhe u vranë në mes të ditës.

Policia mbajti nën mbikëqyrje tubimin i cili udhëhiqej nga një grup tubuesish që krahas fotografive të avokatit dhe gazetares së vrarë mbanin edhe kopje të kushtetutës ruse.

Një ekspert rus që punon për “Amnesty International” Oleg Kozlovsky, shpërndau një fotografi përmes Twitter-it që tregonte policinë tek ndalonte një person, por sipas tij, ai ishte një kalimtar i rastit.

Stanislav Markelov kishte mbrojtur dhe Anastasia Baburova kishte raportuar rreth vështirësive që hasnin viktimat e ekstremistëve të krahut të djathtë nacionalist. Kritikët e kanë cilësuar vrasjen e tyre si një nga aktet më të pacipa të qeverisë në epokën e Putinit.

Një nga këshilltaret liberale të qytetit të Moskës, Yuliya Galyamina, u kishte kërkuar pjesëmarrësve ta shfrytëzonin tubimin e 19 janarit për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj reformave të gjera kushtetuese të propozuara javën e kaluar nga presidenti Putin e që shihen nga disa si një rrugë për ta mbajtur atë në pushtet përtej mandatit të tij të katërt si president.

Disa nga protestuesit në marshimin e 19 janarit mbanin pankarta që bënin thirrje për liri më të madhe në shoqërinë ruse.

Vrasja Stanislav Markelov dhe Anastasia Baburova nxitën akuzat se Kremlini nuk po bën sa duhet kundër sulmuesve të aktivistëve dhe të gazetarëve.

Për vrasjen e tyre në vitin 2011 dënuan dy neo-nazistë të rinj Nikita Tikhonov dhe Yevgenia Khasis. Tikhonov u dënua me burgim të përjetshëm dhe Khasis me 18 vjet i akuzuar se kishte ndihmuar në kryerjen e krimit.

Stanislav Markelov kishte përfaqësuar në cilësinë e avokatit gazetaren investigative Anna Politkovskaya, e cila u vra në vitin 2006, si dhe civilë çeçenë të abuzuar nga trupat ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOQI DORË NGA ROLI MBRETËROR/ Ja se çfarë bën babai i Harry-t për të
Previous article E RËNDË NË DURRËS/ Dhunohet babai i Besnik Musait, dëshmitarit që "fundosi" Shullazin (DETAJE)

k.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT