• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshje për Brexit/ Brukseli dhe Londra bien dakord për divorcin (VIDEO)
Home
Nderkombetare

Marrëveshje për Brexit/ Brukseli dhe Londra bien dakord për divorcin (VIDEO)

19 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Mbretëria e Bashkuar dhe blloku Europian kanë rënë dakord me pjesën më të madhe të marrëveshjes që do të prodhojë një tërheqje të rregullt të Britanisë nga BE-ja, një hap i rëndësishëm përpara ky i njoftuar prej negociatorit të Brukselit për Brexit-in, Michel Barnier.

Të dy palët, sqaroi ai, janë pajtuar me idenë e një periudhe tranzicioni, çka konsiderohet e një rëndësie kyçe. Komentet e tij, Barnier i bëri pas takimit me sekretarin britanik për Brexit-in, David Davis. Periudha në fjalë do të nisë nga ajo që etiketohet si “Dita e Brexiti-it”- 29 mars 2019, dhe është konceptuar të zbusë rrugën drejt një marrëdhënieje të përhershme partneriteti.

Kompromisi është arritur sipas Barnier edhe në raport me të drejtat e 4.5 milionë qytetarë të BE-së në Britaninë e Madhe dhe 1.2 milionë qytetarëve britanikë në bllokun europian pas realizimit të shkëputjes.

Mbetet ndërkohë ende punë për të bërë në lidhje me disa pika kyçe siç është kufiri i Irlandës së Veriut apo Gjibraltari. Si Londra, ashtu edhe Brukseli shpresojnë që parimet e marrëveshjes mbi periudhën kalimtare të marrin dritën jeshile të liderëve të bllokut gjatë samiti të tij këtë javë. Ky nuk është megjithatë fundi i rrugës, paralajmëron Barnier; “Tranzicioni, – shton ai,- do ta ketë kohëzgjatjen të limituar”.

Palët shpresojnë që po të miratohet marrëveshja e tranzicionit, atëherë negociatat do të mund të fokusohen tek natyra e marrëdhënies së përhershme që do të ketë Britania me BE-në, me qëllimin që pakti të marrë dritën jeshile në vjeshtë duke i dhënë kështu kohë vendeve anëtare të bllokut dhe parlamentit britanik ta ratifikojnë përpara brexit-it, marsin e vitit që vjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kukësi nuk tundet nga vendi i dytë, Vllaznia humb Sukajn dhe ndeshjen
Previous article Merr dhuratën për ditëlindjen e saj të 21-të nga babai që i kishte vdekur 4 vjet më parë

F.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT