• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI QYTET-PORT/ Durrësi do kthehet në nyje lidhëse mes Ballkanit Perëndimor dhe BE
Home
Aktualitet

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI QYTET-PORT/ Durrësi do kthehet në nyje lidhëse mes Ballkanit Perëndimor dhe BE

13 November, 2019 k.autor Aktualitet

Bashkia Durrës dhe Autoriteti Portual Durrës do të thellojnë bashkëpunimin mes tyre për harmonizimin e politikave për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të territorit me impakt të rëndësishëm ekonomik. Kryetarja e Bashkisë, Valbona Sako priti në një takim të veçantë drejtorin e ri të Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu me të cilin bisedoi për shfrytëzimin e potencialeve që ka qyteti i Durrësit dhe Porti në veçanti, si një nyje e rëndësishme mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Një takim mjaft frytdhënës në Bashkinë e Durrësit ai me drejtorin e ri të Autoritetit Portual Durrës, z. Pirro Vengu me të cilin ramë dakord për të krijuar një raport edhe më të ngushtë bashkëpunimi mes dy institucioneve tona. E bindur se me vëmendjen e shtuar dhe rritjen e investimeve, Porti i Durrësit do të kthehet në një destinacion jo vetëm për anijet tregtare, por edhe për kroçerat, çka do jetë një nxitje ekonomike për vetë portin dhe gjithë qytetin e Durrësit.

Ndamë bindjen e njëjtë me z. Vengu se Porti i Durrësit ka të gjitha potencialet për t’i shërbyer jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të rajonit, duke e kthyer qytetin tonë në një nyje të rëndësishme lidhjeje mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi kryebashkiakja Sako.

Kreu i APD-së, Pirro Vengu , theksoi rëndësinë që ka implementimi i politikave të përbashkëta mes qeverisjes lokale dhe Autoritetit Portual Durrës, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të territorit. Ai shtoi se, mbështetja e APD-së në rastet e emergjencave civile në territorin e bashkisë dhe më gjerë nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI GATI? Surprizën e radhës Elvana Gjata po e përgatit në Gjermani (FOTO)
Previous article LOBIMI I PD/ Balla: Ristani është sa bashkëpuntor aq edhe dëshmitar. Hetimi të zbardhë se...

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT