• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA PËR “S-400″/ Turqia: Nuk anulohet, shërben vetëm për…
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA PËR “S-400″/ Turqia: Nuk anulohet, shërben vetëm për…

5 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ankaraja mendon se sistemi raketor rus që vendi po instalon për t’i bërë ballë sulmeve të mundshme ajrore nga shtetet fqinje do të shërbejë vetëm për mbrojtjen vetjake dhe nuk kërcënon asnjë aleat të NATO-s.

Turqia i është përgjigjur Amerikës duke paralajmëruar se nuk do e anulojë instalimin e sistemit raketor rus që vendi bleu dy vite më parë nga Rusia.

Duke folur në një konferencë për shtyp me rastin e 70-vjetorit të NATO-s në Uashington, kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, informoi të enjten se sistemi mbrojtës “S-400” ndaj sulmeve të mundshme ajrore nga fqinjët nuk përbën asnjë rrezik për aleatët e NATO-s.

Çavusoglu:“Prej një viti ky ka qenë një proces transparent si për SHBA-në, edhe aleatët e tjerë. Ka kohë që e kemi deklaruar arritjen e marrëveshjes, ndaj nuk mund ta anulojmë tani. Bashkëpunimi ynë me Rusinë nuk synon zëvendësimin e asnjë aleati në NATO apo ambicien tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.”

Deklarata e Ministrit të Jashtëm turk erdhi pas apelit të zëvendëspresidentit amerikan, Majk Pens, se me blerjen e sistemit rus, Turqia po rreshtohej kundër aleancës më të suksesshme ushtarake të botës.

Një ditë më parë, palët u përlasën sërish diplomatikisht, por këtë radhë shkak u bë një deklaratë për shtyp që pasoi takimin mes ministrit Çavusoglu dhe homologut të tij amerikan, Majk Pompeo.

Departamenti i Shtetit theksoi në tekstin e vet se Pompeo i kishte kërkuar kryediplomatit turk që vendi i tij të heqë dorë nga veprimet ushtarake me pasoja vdekjeprurëse në vendet e rajonit, përkatësisht në Siri.

Çavusoglu reagoi të enjten duke thënë se deklarata nuk reflektonte tonin e bisedës që dy zyrtarët patën mes tyre, por ftoi palën amerikane që këtë çështje dhe dyshimet për sistemin raketor rus t’i trajtojnë gjerësisht si pjesë e një grupi të përbashkët pune.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 GOLA NË 4 NDESHJET E MARSIT/ Ja trofeu që do të marrë "Pleshti" para sfidës me Atleticon
Previous article "BASHKIA QË DUAM"/ Rama konfirmon Safet Gjicin për Kukësin: Po s’fituat kampionatin, merrni Bashkinë

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT