• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëveshja për emrin, Athina s’ka njoftuar BE dhe NATO-n për zhbllokimin e proceseve
Home
Rajon

Marrëveshja për emrin, Athina s’ka njoftuar BE dhe NATO-n për zhbllokimin e proceseve

21 June, 2018 k.autor Rajon

Athina akoma nuk ka njoftuar BE-në dhe NATO-n se mbështet fillimin e negocitave për anëtarësim të Shkupit. Ndonëse sipas Marrëveshjes për emrin sapo Kuvendi te ratifikojë marrëveshjen, Greqia duhet t’i shkruajë BE dhe NATO-s, duket se çështje të tjera të brendshme kishin prioritet në agjendën e sotme të Qeverisë greke.

Gjithsesi reagimet për marrëveshjen nuk kanë të ndalur. Lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, Panos Kamenos jo vetëm që nuk do ta votojë, por kërkon që në vend se me 151 vota, marrëveshja të kalojë me 180.

“Nuk pajtohemi me Marrëveshjen, kërkojmë 180 deputetë dhe publikisht zotohemi ta pengojmë ratifikimin e Marrëveshjes në kuvendin grek. Nëse Cipras nuk e pranon propozimin për 180 deputetë, atëherë ne nuk do të qëndrojmë në Qeveri”– tha Panos Kamenos, Grekët e Pavarur.

Kamenos ndër tjerash i drejtoi pyetje partisë më të madhe opozitare, Demokracisë së Re nëse mbështet ose jo një emër të përbërë, erga omnes. Nga Demokracia e Re me kundërpërgjigje të prerë.

“Kuptohet se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen, çfarëdo shumice të zgjedhin Cipras dhe Kamenos. Bashkë e nënshkruan dhe tërësisht e mbajnë përgjegjësinë për punët e kryera që tashmë u krijuan si barrë mbi Greqinë. Është e domosdoshme që sa më parë të mbahen zgjedhje” – thonë nga Demokracia e Re.

Ndërkohë për liderin e partisë opozitare E Majta Demokratike Marrëveshja ka më shumë elemente pozitive.

“Marrëveshja lëviz në drejtim pozitiv, ka më shumë çështje pozitive, siç është për shembull emri i përbërë, ndryshimi kushtetues, çështja e irredentizmit. Ekzistojnë edhe çështje negative, siç është gjuha dhe shtetësia”– theksoi Tanasis Teoharopulos, e majta demokratike.

Pavarësisht qëndrimeve kundër marrëveshjes, partia në pushtet, Syriza është e bindur se do të ketë shumicën e nevojshme parlamentare për ta ratifikuar Marrëveshjen, pasi Shkupi të përfundojë me referendumin dhe ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miriam Cani zbulon format trupore me bikini dhe ka të njëjtin problem që kemi dhe ne
Previous article LIVE/ Francë- Peru, "gjelat" e Deschamps "të etur" për golead

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT