Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizioni italian të “Rai 3”në vijim të publikimin e investigimit lidhur me kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin: “Unë jam një socialist i çuditshëm dhe nuk besoj në llogoret ideologjike. Mendoj se gjërat mund të zgjidhen në mënyrë të përbashkët”, tha Rama.
“A do të pranojë Shqipëria kampe të tjera? Shqipëria nuk është hera e parë që merr të tilla oferta, por nuk kanë qenë të përshtatshme. Njëkohësisht është ndryshe kur bëhet fjalë për vendin fqinj. Kur thuhet Italia është Shqipëria, dhe kur thuhet Shqipëria është Italia”, vijoi më tej Rama.


