Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka folur në lidhje me projektin mes 12 bashkive në vend dhe PNUD të cilat do të mbështeten nga BE-ja.
Ajo shprehet se fondi do të jetë 8.5 mln euro dhe se me anë të këtij projekti synohet rritja e transparecës dhe dhe shërbimi ndaj qytetarëve.
“Ju jeni institucionet me afër qytezave çdo dite dhe kjo vlen me shume për reformën administrative. 8.5 mln euro është granti i BE për këtë projekt. Patem një vizitë në Dibër dhe sa herë shkojmë në bashki bëhemi entuziast për atë që mund të arrihet. Programi ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve. Mungesa e transparencës është pengesë për ecurinë.
Ka organizata që nuk kanë kapacitete për të thithur grante. T’ju japim shërbime më të mira qytetareve. Shqipëria është vend kandidat për në BE dhe duhen pasur parasysh rekomandime e KiE. Mendojmë një programe të tille do të jetë një tulle e rëndësishme e fuqizimit të shoqërisë civile.”– tha Vlahutin gjatë fjalës së saj.
Ndër të tjera Vlahutin tha për këtë projekt konkurruan 35 bashki, por u përzgjodhën vetëm 12.
“12 bashki do kenë mbështetje nga BE për të mbështetur demokracinë lokale dhe shoqërinë civile. 35 bashki konkurruan për projektin dhe 12 prej tyre u përzgjodhën”.


