• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi: Kemi mbështetjen e  plotë të SHBA-së
Home
Rajon

MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi: Kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së

11 May, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Prishtinë, me kongresistin amerikan, Ed Case.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në synimin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes me Serbinë.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se roli i SHBA-së për Kosovën dhe rajonin mbetet qenësor.

Kongresisti Case, gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj. Si presidenti Thaçi, po ashtu edhe kryeministri Haradinaj kanë kërkuar përfshirjen e SHBA-së në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ky dialog, që ka nisur më 2011, ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, bisedimet në Bruksel janë ndërprerë, pasi Prishtina vendosi taksën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja nëntorin e vitit të kaluar.

Autoritetet në Beograd thonë se nuk do të kthehen në dialog pa u hequr taksa, por kryeministri Haradinaj insiston se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E ÇOVA NË HOTEL DHE..."/ Çfarë tha në polici 25 vjeçari që akuzohet për abuzim me 13 vjeçaren
Previous article ISH DEPUTETI I PD "NDAL" PROTESTËN"/ "Vishet" mjek dhe i jep ndihmën e parë të aksidentuarës

k.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT