• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËVESHJA ME BRITANINË/ Kërkesat për transferimin e të dënuarve mund të bëhen dhe nga familjarët
Home
Aktualitet
Kronikë

MARRËVESHJA ME BRITANINË/ Kërkesat për transferimin e të dënuarve mund të bëhen dhe nga familjarët

8 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kërkesat për transferimin e të dënuarve mund të realizohen dhe nga familjarët. Kjo pikë është dakordësuar dje (7 shtator) gjatë një takimi dypalësh mes ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesve të Ambasadës Britanike në Tiranë, ku u diskutua mbi zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë për transferimin e të dënuarve.

Në takimin e zhvilluar në ambientet e ministrisë së Drejtësisë u diskutua për masat konkrete që do të ndërmerren nga të dyja palët, me qëllim garantimin e zbatimit të Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar si dhe mënyrën e shqyrtimit dhe përcjelljes së dokumentacionit në çdo fazë si dhe mbi kohëzgjatjen e procedurës.
“Një takim i frytshëm, ku u diskutua për masat konkrete që do të ndërmerren nga të dyja palët, me qëllim garantimin e zbatimit të Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar. U diskutua mbi mënyrën e shqyrtimit dhe përcjelljes së dokumentacionit në çdo fazë si dhe mbi kohëzgjatjen e procedurës”, njofton Ministria e Drejtësisë.Përgjatë procesit, institucionet tona gjyqësore dhe ekzekutive do të shkëmbejnë përvojën e tyre me palën britanike, si dhe do të trajnohen me mbështetjen e autoriteteve britanike për procedurën që do ndiqet në zbatim të marrëveshjes së lartpërmendur dy-palëshe”
Në takim ministria e Drejtësisë u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.
Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar u miratua më 19 korrik nga qeveria shqiptare.
Transferimi do të bëhet me dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë dhe në varësi të kapaciteteve që kanë burgjet tona.
Ndërkohë nga një dokument të publikuar nga “The Telegraf” Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të marrë të 200 burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Zbulohet telegrami i qeverisë së Zogut më 1925: Kjo ministri e konsideron detyrë morale t’ju falënderojë për kujdesin që...
Previous article E TRISHTË/ Aksidenti i merr jetën 16-vjeçarit shqiptar në Itali, mesazhi prekës i të atit: Luftoi si luan, por…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT