• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Albert Rohan: Pakoja e Ahtisaarit pengesë për rishikimin e kufijve
Home
Rajon

MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Albert Rohan: Pakoja e Ahtisaarit pengesë për rishikimin e kufijve

15 September, 2018 Isa.Autor Rajon

Zv/emisari i OKB-së Albert Rohan që bashkë me Ahtisaarin në vitin 2007 përgatitën propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës në një intervistë për ‘Der Standard’ është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Diplomati është shprehur se  kjo zgjidhje mund t’i interesojë Putinit, referuar ngjarjeve në Krime, ndërsa ka shtuar se paraqet logjikë fisnore mesjetare. Rohan thekson se ‘një nga parimet bazë të negociatave të Kosovës dhe Plani i Ahtisaarit ishte se nuk duhet të ketë bashkim me një shtet tjetër.

Sepse nacionalistët shqiptarë mund të kërkonin krijimin e Shqipërisë së Madhe. Prandaj, në parimet e përgjithshme të Planit të Ahtisarit sipas pikës 1.8: “Kosova nuk duhet të ketë ndonjë pretendim territorial ndaj një shteti tjetër dhe as të kërkojë bashkim me ndonjë shtet apo pjesë të një shteti” shprehet ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “CORRIERE DELLA SERA"/ Shqipëria e Veriut: Udhëtim në liqene, lumenj, male dhe qytete mesjetare
Previous article "I ATI U PLAGOS GJATË AKSIONIT/ Flasin dy djemtë: Çiften e kemi me leje, na ushtruan presion...(VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT