• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA INTERBUS/ Balluku: Zhvillojmë transportin ndërkombëtar të udhëtarëve sipas kritereve të BE
Home
Politikë

MARRËVESHJA INTERBUS/ Balluku: Zhvillojmë transportin ndërkombëtar të udhëtarëve sipas kritereve të BE

11 April, 2024 s.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka kërkuar që Kuvendi të votojë projektligjin për marrëveshjen Interbus, synimi i të cilës është të zhvillojë transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe të vendos kriteret e BE për transportin e udhëtarëve për subjektet e licencuara.

“Projektvendimi i cili po shqyrtojmë sot parashikon aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus, ndryshe e quajtur marrëveshja Interbus, në lidhje me transportin ndërkombëtar të rregullt dhe të specializuar të udhëtarëve me këtë mjet udhëtues. Qëllimi i Marrëveshjes Interbus është që të zgjerohet përmes dispozitave të këtij Protokolli shtesë, mbi procedurat për shërbimet e rregullta dhe të specializuara, që janë objekt autorizimi. Protokolli synon të ndikojë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve në Europë, si dhe për të lehtësuar organizimin dhe operimin e tij. Ka si objektiv strategjik të Qeverisë për të rritur dhe forcuar sektorin e turizmit dhe dëshirën për të promovuar më tej shkëmbimin kulturor ndërmjet Palëve Kontraktuese të këtij Protokolli, si dhe dëshirën për të zgjeruar qëllimin e shërbimeve të transportit të përcaktuar në Marrëveshjen Interbus, për të mbuluar gjithashtu shërbimet e rregullta dhe të specializuara”, tha Balluku.

Balluku tha se ky projektligj do të garantojnë zbatimin e parimeve të mosdiskriminimit për shkak të kombësisë, ndërsa i jep edhe një hov të ri turizmit ku këtë vit sipas të gjitha projeksioneve mund ta vizitojnë vendin tonë mbi 14 milionë pasagjerë

“Protokolli gjithashtu përcakton se Palës Kontraktuese duhet ti garantojnë zbatimin e parimeve të mosdiskriminimit për shkak të kombësisë, vendit ku është vendosur operatori i transportit, vendit të origjinës, si dhe vendit të destinacionit të autobusit dhe shërbimit të ofruar. Në një kohë kur turizmi në Republikën e Shqipërisë ka shënuar një hov të ri, ndërkohë që pas një prove gjenerale të suksesshme të vitit 2023 kur në territorin tonë hyjnë 10 milionë pasagjerë, sot kur jemi të përgatitur sipas të gjitha projeksioneve për të pranuar dhe për të akomoduar në vendin tonë mbi 14 milionë pasagjerë, të gjitha planet të cilat kanë të bëjnë me transportin detar, atë ajror dhe rrugor janë të domosdoshme dhe prioritare. Çdo marrëveshje e cila akomodon një përafrim ligjor me të gjitha kriteret dhe kërkesat e Bashkimit Europian në këtë moment janë shumë të rëndësishme”, tha Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EMRI IM, I TRIBLUAR SI TOP LECKE"/ Xhaçka: Ku thuhet që familjarët e deputetëve s’duhet të bëjnë biznes?
Previous article U DENONCUA NGA BANORËT/ Kryetari i bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT