• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËVESHJA E PUNËSIMIT SEZONAL/ Ja si do të shkojnë punëtorët shqiptarë në Greqi
Home
Sociale

MARRËVESHJA E PUNËSIMIT SEZONAL/ Ja si do të shkojnë punëtorët shqiptarë në Greqi

11 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pasi Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë në Greqi, kanë ardhur edhe aplikimet e para për të tërhequr punëtorë nga vendi ynë. Deri më tani janë kryer 356 leje të përkohshme në zonën e Verias.

Pala greke po punon me ritme të larta pasi kërkesat janë emergjente, ndërkohë mësohet se dogana e parë ku do të kalojnë shqiptarët që do të udhëtojnë me këto kontrata është Kakavija, ku po punohet për të ndërtuar edhe vendin ku do të kryhen testet e Covid-19.

“Në rastin konkrete kemi mësuar se janë 15 mijë shqiptarë që mund të përfitojnë për të punuar në Greqi. Kryesisht në Frutikulturë por edhe degë të tjera të bujqësisë. Është shumë urgjente ardhja e tyre 3 mijë duhen në Larisë, 10 mijë në Veria dhe 2 mijë në Kavalla. “

Punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonale,të aplikoje pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si më poshtë.

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit.

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagese në banke për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e CoVid, e cila do të bëhet në bankë, për llogari të kompanisë së përzgjedhur për testin.

Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.

7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.

8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar. (Vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)

9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në piken kufitare të Kapshticës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në Selanik.

10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetare në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.

12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim, kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë.

Përsa i përket punonjësve të interesuar të punësohen në këtë sektor do të duhet të aplikojnë në platformën on line ëëë.punenegreqi.gr ( do të jetë funksional nga dita e hënë) dhe brenda 3-4 ditëve do të kenë përfunduar kontratat e punës prej punëdhënësve./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET SËRISH NUMRI I VIKTIMAVE NGA COVID-19 NË FRANCË/ 263 viktima në 24 orët e fundit
Previous article ALFRED PEZA/ Tek mentaliteti “i të fortit”, fshihet dobësia e opozitës!

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT