• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E PRESPËS/ Uashington dhe BE Maqedoninë dhe Greqinë
Home
Rajon

MARRËVESHJA E PRESPËS/ Uashington dhe BE Maqedoninë dhe Greqinë

25 January, 2019 F.autor Rajon

Autoritetet qeveritare në Shkup e kanë mirëpritur ratifikimin nga Parlamenti grek të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën ndryshohet emri i ish-republikës jugosllave në Maqedonia e Veriut. Qeveria e Maqedonisë i uron qytetarët e të dy vendeve për “paqen, përparimin dhe zhvillimin që e sjell ratifikimi i Marrëvehshjes”, thuhet në një komunikatë. Shkupi inkurajon popujt e të dy vendeve që ta thellojnë bashkëpunimin, lidhjet dhe miqësinë midis tyre.

I pari që uroi kryeminstrin grek Alexis Tsipras ishte kolegu i tij maqedonas Zoran Zaev, i cili përmes twitter-it shkruan: “Urime, miku im Tsipras, së bashku me popujt tanë shkruajtëm fitoren historike. Qoftë përjetë Marrëveshja e Prespës, paqja dhe përparimi në Ballkan dhe në Evropë”, – shkruante Zaev.

Shkupi nuk e fsheh kënaqësinë për dhënien fund të problemit rreth tre dekadash, ndërsa autoritetet qeveritare maqedonase e vlerësojnë aktin e miratimit si një model të ndërtimit të miqësive dhe bashkëpunimit midis popujve në Ballkan.

Ndërkohë, në Athinë, kryeministri grek Tsipras shkruante po në twitter se: “Sot lindi Maqedonia e Veriut. Ajo do të jetë mike dhe aleate e Greqisë në përpjekjet për siguri, qëndrueshmëri dhe zhvillimin reciprok në rajon.

“Gjeneratat e ardhëshme në të dy vendet tona do t’u jenë mirënjohës atyre anëtarëve të parlamentit, të cilët, duke treguar trimëri dhe guxim, vendosën themelet e një të ardhmeje paqësore, solidaritet dhe bashkëjetesë midis popujve tanë”, – theksonte zoti Tsipras.

Ratifikimin e kanë përshëndetur zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shkruan në një komunikatë se “drejtuesit e Greqisë treguan vizion, guxim dhe këmbëngulje në synimet e tyre për të zgjidhur problemin e emrit që do t’i mundësojë Republikës së ardhëshme të Maqedonisë së Veriut që ta marrë vendin e saj që i përket në NATO dhe BE. SHBA-të e mbështesin këtë mundësi historike për përmirësimin e qëndrueshmërisë, sigurisë dhe mirëqenies në rajon”, – shkruan Sekretari Pompeo.

Edhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton uron dy kryeministrat, Tsipras dhe Zaev. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë arritje të mrekullueshme, e cila do të ndihmojë qëdrueshmërinë dhe mirëqenien në Ballkan”, shkruan zoti Bolton.

Drejtuesit e Komisionit dhe Bashkimit Evropian, Jean-Claude Juncker, Donald Tusk, Federica Mogherini e Johannes Hahn, theksojnë “guximin politik, lidershipin dhe përgjegjësinë për kapërcimin e njërit prej problemeve më të vështira në rajon”. Presidenti i KE-së, Tusk e cilëson marrëveshjen si plotësim të një misioni të pamundshëm. “Ata (Tsipras dhe Zaev) kishin fantazitë e tyre, morën rrezikun përmbi vete dhe ishin të gatshëm për t’i flijuar interesat e tyre personale për një të mirë më të madhe”, shkruan zoti Tusk.

Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shkruan se pret me padurim që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike.

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama e ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes, duke uruar kolegët e tij Tsipras dhe Zaev për arritjen historike, siç e quan. Ratifikimin e ka përshëndetur edhe presidenti Iir Meta, ndërkaq, Partia Demokratike e Lulzim Bashës e shikon marrëveshjen si një mundësi për hapjen e rrugës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.

Ndërkohë, pas pak javësh në Parlamentin grek pritet të votohet edhe protokolli aderues për në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu parashikon marrëveshja e Perspës e arritur në qershorin e 2018-s. Sipas kësaj, Greqia do të jetë vendi i parë që do t’i japë dritën jeshile anëtarësimit të vendit fqinj në Aleancën Veriatlantike. Shkupi, ndërkohë shpreson se në takimin e radhës të nivelit të lartë të NATO-s të marrë ftesë për anëtarësim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHERRIT/ Oriola i bën Noizy-t atë që ai s'e priste kurrë (FOTO)
Previous article "DO DOJA TË ISHE KËTU"/ U tha se po i mungon Faton Shoshi, reagon Era Istrefi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT