• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E PJESSHME/ Irani bisedime me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA E PJESSHME/ Irani bisedime me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve

13 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani tha se po zhvillon bisedime për shkëmbimin e të burgosurve me Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar, i dërguari amerikan për Iranin, Robert Malley, tha se Uashingtoni po punon për të liruar shtetasit e tij të ndaluar në Iran.

Malley tha se presidenti amerikan, Joe Biden, këmbëngul në lirimin e të gjithë amerikanëve të arrestuar dhe se nuk do të pranojë “marrëveshje të pjesshme”.

Robert Malley tha se lirimi i amerikanëve të ndaluar në Republikën Islamike është “prioritet” dhe shtoi se negociatat me Iranin “kanë shënuar ca përparime”. Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, i konfirmoi bisedimet dhe tha se Teherani bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve iranianë.
“Këto bisedime janë duke vazhduar dhe nëse arrihet ndonjë rezultat i pranueshëm, ai do të bëhet publik”, tha Rabiei, raporton agjencia iraniane e lajmeve ISNA. Irani ka ndaluar disa qytetarë me shtetësi të dyfishtë, përfshirë një numër të qytetarëve iraniano-amerikanë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se Teherani po i përdor të arrestuarit për të nxjerrë koncesione nga vendet e tjera. Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer të burgosur në të kaluarën.
Një rast ka ndodhur në qershor të vitit 2020, kur Uashingtoni ka liruar shkencëtarin iranian, Majid Taheri, i ndaluar për shkeljen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, ndërsa Teherani ka lënë të lirë veteranin e Marinës amerikane, Michael White, i cili është dënuar me 13 vjet burgim në vitin 2020, nën akuzat se ka fyer udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri i Prishtinës: Barazimi do të na rregullonte moralin
Previous article PAS TRIUMFIT NDAJ TEUTËS/ Trajneri i Sherifit: Kishim nevojë për të kursyer energji, iu dhamë hapësira...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT