• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E GRURIT/ Fermerët ukrainas dhe polakë kërkojnë zgjidhje për problemin me prodhimet bujqësore
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA E GRURIT/ Fermerët ukrainas dhe polakë kërkojnë zgjidhje për problemin me prodhimet bujqësore

29 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian lejoi tregtinë e lirë të prodhimeve bujqësore të Ukrainës për të ndihmuar bujqësinë e vendit. Por teprica e prodhimit që u krijua i shtyu anëtarët e BE-së, Poloninë, Bullgarinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë të vendosin një ndalim të shitjes së drithit të Ukrainës dhe eksporteve të tjera bujqësore brenda kufijve të tyre.

Lukasz Pergol nga Dzialdowo të Polonisë ka filluar të korrë grurin dhe prodhime të tjera bujqësire nga njëqind hektarë tokë të fermës së tij.

Ferma e tij po arrin të mbijetojë, veçanërisht pasi Bashkimi Evropian në prill lejoi Poloninë dhe katër fqinjët e saj të ndalonin shitjet e grurit, misrit dhe disa prodhimeve të tjera ukrainase në tregun e brendshëm, për të mbrojtur fermerët e tyre. Vendimi u mor pasi dërgesat e shumta ukrainase dëmtuan sipërmarrësit vendës.

Ministrat e Bujqësisë nga këto pesë shtete të BE-së po e shtyjnë Komisionin Evropian të zgjasë ndalimin pasi të skadojë afati i vendimit të tanishëm më 15 shtator. Këto vende kanë thënë se do të lejojnë dërgesat ukrainase të kalojnë nëpër vendet e tyre për në pjesë të tjera të botës.

Zoti Pergol thotë sa ndalimi është i arsyeshëm.

“Nëse drithi nga Ukraina vetëm do të kalonte tranzit tek ne, nuk do të ishte problem. Por shumë subjekte blerëse përfituan nga trazirat e luftës dhe pasiviteti i qeverisë polake duke e blerë këtë drith dhe duke e përdorur në fabrikat tona të ushqimit”, thotë fermeri polak, Lukasz Pergol.

Rritja e kostove të plehrave dhe karburantit ka ndikuar negativisht tek fermerët polakë, duke e bërë të vështirë për ta të konkurrojnë me Ukrainën e cila ka kapacitete të mëdha prodhuese.

Ndërkaq, bombardimet ruse të porteve të Ukrainës si dhe një bllokadë e mundshme në Detin të Zi po kufizojnë eksportet ukrainase, duke krijuar probleme për fermerët brenda dhe jashtë Ukrainës dhe duke kërcënuar zinxhirin global të furnizimit me ushqim.

Roman Slaston, drejtor i Klubit të Agrobiznesit në Kiev, thotë se gjetja e rrugëve alternative përmes Polonisë dhe vendeve të tjera është çelësi për nxjerrjen e grurit. Përpara ndalimit, Ukraina mund të dërgonte më shumë se një milion ton drithë çdo muaj. Por ndalimi në prill e ndryshoi këtë.

“Tranziti, pas ndalimit, nuk u rikthye në nivelin që e kishim deri në prill. Mallrat e tranzitit u pakësuan me dy deri në tre herë”, thotë Roman Slaston, nga Klubi i Agrobiznesit të Ukrainës.

Ai thotë se disa rrugë tranziti polake të përdorura përpara ndalimit tani janë të mbyllura për të korrat ukrainase dhe kapaciteti i porteve është i kufizuar.

Marcin Nowacki, Nën-President i Sindikatës Polake të Sipërmarrësve dhe Punëdhënësve, thekson nevojën për procedura të reja, modele biznesi për tranzit dhe infrastrukturë të përmirësuar për të parandaluar që gruri ukrainas i paraparë të kalojë tranzit të përdoret në tregjet e brendshme.

“Ne kemi nevojë për ruajtjen e grurit diku afër portit të Gdanskut. Kjo është diçka e nevojshme tani. Nëse duam ta bëjmë më të lehtë, nëse duam të rrisim kapacitetin e tranzitit, nevojitet një objekt i veçantë për magazinimin e grurit”, thotë zoti Nowacki.

Zoti Slaston thotë se vitin e kaluar Ukraina eksportoi më shumë se 68 milionë tonë drithë, një sasi e mjaftueshme për të ushqyer 400 milionë njerëz në mbarë botën, çdo vit. Ai parashikon se eksportet këtë vit do të bien në 60 tonë.

“Nga 400 milionë njerëz që po ushqenim me drithërat tona, tani do të jemi në gjendje të sigurojmë ushqim vetëm për 200 milionë. Pyetja është, kush do të prodhojë për pjesën tjetër?”, thotë zoti Slaston.

Prodhuesit ukrainas paralajmërojnë se nëse problemi i dërgimit të grurit ukrainas në botë nuk trajtohet së shpejti, siguria globale e ushqimit do të kërcënohet më tej./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPIFËSIRA NA HAPËT BARKUN"/ Zhaklin Lekatari reagon ashpër ndaj ndjekëses: Më pëlqen idiotësia në këtë nivel
Previous article "SAPO KA NISUR..."/ Balla: Lufta për spastrimin e vatrave të krimit dhe brenda Policisë do ta çojë Shqipërinë në...

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT