• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA “BREXIT”/ Theresa May apelon PËRSËRI opozitën për dakordësi
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA “BREXIT”/ Theresa May apelon PËRSËRI opozitën për dakordësi

5 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja britanike Tereza Mej i ka bërë thirrje liderit të opozitës, Xheremi Korbin, që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të bien dakord për marrëveshjen Brexit.

Në një artikull të publikuar të dielën në gazetën konservatore “Dhë Mejl on Sandei”, shefja e ekzekutivit apeloi politikën ta dëgjojë mesazhin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet vendore të së enjtes.

Konservatorët humbën mbi 1,300 këshilltarë në bashkitë e vendit, laburistët 80 të tillë, ndërsa më të fituarit dolën liberaldemokratët dhe të pavarurit me qëndrimet e tyre anti-Brexit.

“Prej 34 muajsh nuk kam reshtur së kërkuari mbështetje për një marrëveshje e cila besoj sinqerisht se, për herë të parë pas shumë dekadash, na rikthen kontrollin mbi kufijtë dhe financat tona. Tanimë nuk mund të ngremë supet dhe të themi që realizimi i Brexit është shumë i vështirë. Qytetarët janë shprehur në vitin 2016 dhe sërish në zgjedhjet e kësaj jave, ndaj duhet ta përmbushim vullnetin e tyre.”

Kryeministrja Mej është zotuar të vijojë të martën negociatat me laburistët, dhe raportohet se mund të arrijë kompromis për tri kërkesat e opozitës në lidhje me rregullat doganore dhe ato tregtare mes Britanisë dhe BE-së, apo të drejtat e punonjësve përkatës.

Ish-lideri konservator Jan Dankan Smith tha të shtunën se dy liderët e partive kryesore janë diskredituar në zgjedhjet e fundit vendore dhe nuk mund të marrin vendime madhore, ndërsa qëndrimi në të njëjtin sistem doganor me BE-në do të ishte katastrofik për Partinë Konservatore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAKETAT NË KORENË E VERIUT/ Kim Jong-un mikqyr testimin e tyre, ja mesazhi i tij
Previous article RAUNDI I 2-TË I ZGJEDHJEVE/ DW: A do të arrihet censusi 40% në votime në Maqedoninë e Veriut?

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

TRUMP MBETI PA NOBELIN E PAQES/ "Shpërthen" ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’ Botë

TRUMP MBETI PA NOBELIN E PAQES/ "Shpërthen" ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT