• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA BËRTHAMORE/ SHBA vendos sanksione të reja për Iranin
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA BËRTHAMORE/ SHBA vendos sanksione të reja për Iranin

8 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për vënie të sanksioneve të reja kundër kompanisë gjigante të naftës në Iran.

Ndërmarrja e Industrisë Petrokimike, është një ndër kompanitë më të mëdha iraniane e cila është sanksionuar nga SHBA në kuadër të masave për t’i bërë presion Teheranit, në mënyrë që ky i fundit të negociojë një marrëveshje të re, që kufizon zhvillimin e raketave bërthamore dhe ato balistike.

Sanksionet e reja, të cilat janë bërë të ditura sot, godasin kompaninë kryesore të naftës dhe 39 bashkëpunëtorë të huaj.

Kjo kompani njihet për 40 për qind të prodhimit të naftës dhe lëndëve kimike, dhe për rreth 50 për qind të eksportit të këtyre produkteve.

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se kjo kompani ka ofruar ndihmë për një kompani të kontrolluar nga Garda Revolucionare e Iranit, e cila disa javë më parë është shtuar nga SHBA në listën e ‘organizatave të huaja terroriste’.

Më 2018, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes, Iranit i është siguruar lirimi nga sanksionet në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Trump ka thënë se marrëveshja ka pasur shumë të meta sepse nuk ka përfshirë programin balistik të Teheranit dhe sponsorizimin e terrorizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT I RËNDË NË KANTIER/ Punëtori shqiptar bie në gropën e ashensorit bashkë me kolegët e tij
Previous article SHKATËRROI ZVICRËN ME TRI PERLA/ Ronaldo theu edhe tabunë 30-mujore

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT