• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA BËRTHAMORE SHBA-IRAN/ Ja kur rinisin bisedimet
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA BËRTHAMORE SHBA-IRAN/ Ja kur rinisin bisedimet

20 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Negociatorët do të rinisin bisedimet që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, pas raportimeve se ka pasur mospajtime për disa çështje kyçe. Bisedimet, që rinisin më 20 qershor, janë pjesë e raundeve të fundit të bisedimeve në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që po mbahen në Vjenë që prej muajit prill.

Shtetet e Bashkuara më 2018 u tërhoqën nga marrëveshja, ku Irani ishte pajtuar që të frenojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Zyrtarët kanë lënë të kuptohet se kanë dallime, veçmas në çështje kyçe. Negociatori rus, Mikhail Ulyanov njoftoi në Twitter për vazhdimin e bisedimeve në Vjenë për marrëveshjen bërthamore.

“Një marrëveshje për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore është e arritshme, por ende nuk është finalizuar”, tha ai. Palët që ende janë pjesë e marrëveshjes janë: Irani, Rusia, Kina, Franca, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara janë prezentë, por nuk negociojnë drejtpërsëdrejti, për shkak se Irani refuzon që të takohet ballë për ballë me SHBA-në. Që prej se presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Teherani ka rinisur pasurimin e uraniumit, që mund ta çojë këtë shtet drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Pasardhësi i Trumpit, presidenti Joe Biden, ka shprehur vullnetin e tij për t’iu ribashkuar marrëveshjes, pasi Uashingtoni të jetë i sigurt se Teherani do të respektojë zotimet e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKËL PËR QYTETARËT/ Trupa e teatrit të Korçës "transferohet" në Pazarin e Gjirokastrës (VIDEO)
Previous article HUMBJA E 25 PRILLIT/ Basha vijon retorikën, ja çfarë u kërkon strukturave

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT