• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të
Home
Nderkombetare

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

26 September, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Polonia po ofron të paguajë 15 mijë dollarë në vit për çdo ushtar amerikan të stacionuar në territorin e saj, si dhe të mbulojë kostot e infrastrukturës, ndërsa Varshava dhe Washingtoni po negociojnë krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane.

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Paweł Zalewski, tha se negociatat me Pentagonin janë përqendruar te mënyra e zbatimit të planit, përfshirë numrin e trupave, kapacitetet dhe vendndodhjet e mundshme.

“Ne do t’i mbulojmë kostot e infrastrukturës. Gjithashtu, po mbulojmë koston e secilit ushtar amerikan të stacionuar në Poloni me 15 mijë dollarë në vit”, tha Zalewski, duke sqaruar se pagesat do të mbulohen nga taksapaguesit polakë.

Presidenti amerikan Donald Trump tha më 17 shtator se kishte përparim drejt krijimit të bazës dhe se vendndodhja e saj mund të bëhej e ditur së shpejti. SHBA-të kanë aktualisht mijëra trupa në Poloni, kryesisht të dislokuar me rotacion.

Sipas Zalewskit, një prani e përhershme amerikane do të forconte angazhimin e Washingtonit ndaj krahut lindor të NATO-s dhe do t’i dërgonte një sinjal Rusisë.

Ai tha se një bazë e tillë do të nënkuptonte një angazhim më të qëndrueshëm amerikan ndaj Polonisë.

Ekspertët e sigurisë theksojnë se rëndësia e bazës do të varet edhe nga vendimi i SHBA-ve për praninë e saj ushtarake në pjesët e tjera të Europës.

Ndërkohë, Polonia ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen dhe ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me SHBA-të. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Operacioni “Larushku”, arrestohet i dënuar me 6 vite burg për drogë
Previous article AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT