• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIE TË REJA/ OKB voton për heqjen e embargos ekonomike ndaj Kubës
Home
Nderkombetare

MARRËDHËNIE TË REJA/ OKB voton për heqjen e embargos ekonomike ndaj Kubës

2 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara mbështetën me forcë heqjen e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare që Uashingtoni i ka vendosur Kubës prej më shumë se gjysëm shekulli, duke thënë se kjo është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit ishull.

“Embargoja është një shkelje flagrante masive dhe sistematike e të drejtave të njeriut në Kubë”, tha ministri i Jashtëm i Kubës Bruno Rodriguez Parrilla në Asamblenë e Përgjithshme. “Ka qenë dhe mbetet pengesa kryesore për mirëqenien dhe prosperitetin e disa brezave”, tha ai.

Asambleja votoi me 189 vota pro për t’i dhënë fund bllokadës dhe me vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan në favor të vazhdimit të saj. Asnjë vend nuk abstenoi ndërsa përfaqësuesit e Moldavisë e Ukrainës megjithëse të pranishëm, nuk votuan.

“Sot nuk ka fitues, ka vetëm humbës”, tha e dërguara e SHBA-së Nikki Haley. “Kombet e Bashkuara kanë humbur. Refuzuan mundësinë për të folur në emër të të drejtave të njeriut. Karta e Kombeve të Bashkuara angazhon çdo vend këtu në promovimin e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut dhe ajo u tradhtua sot”, tha ambasadorja Haley.

Gjatë 27 viteve të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është mbajtur një votim i përvitshëm duke dënuar bllokadën ekonomike, tregtare dhe financiare e imponuar në vitin 1962 gjatë Luftës së Ftohtë.

Votimi është kryesisht simbolik, pasi Asambleja e Përgjithshme nuk ka fuqinë për t’i dhënë fund embargos, fuqi të cilën e ka vetëm Kongresi amerikan. Por votimi thekson izolimin e Uashingtonit lidhur me këtë çështje. Ambasadorja Haley tha se Shteteve e Bashkuara nuk u intereson fakti nëse janë të izoluara lidhur me këtë çështje.

“Për ne nuk përbën asnjë problem fakti që qëndrojmë të vetëm pas çështjeve tek të cilat besojmë dhe do ta bëjmë me krenari përsëri sot, nëse do të jetë e nevojshme,” tha zonja Haley përpara votimit.

Më shumë se tridhjetë e gjashtë vende dhe përfaqësues të grupeve rajonale morën fjalën gjatë punimeve të asamblesë, në një debat që filloi të mërkurën dhe përfundoi të enjten me një votim. Shumë argumentuan se embargoja bie në kundërshtim me kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimet e organizatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAROTTA TEK INTER/ Misioni parësor parakalimi i Juventus-it
Previous article SKANDALI I TOKAVE/ "Peshqit" e mëdhenj "ÇAJNË" rrjetën e drejtësisë shqiptare

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA Botë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT