• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARATONA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË POGRADEC/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen
Home
Aktualitet
Kronikë

MARATONA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË POGRADEC/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

25 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Qyteti i Pogradecit do të mirëpresë më 26 korrik 2025 një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të verës, Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ngjarja është organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe do të nisë në orën 19:00.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garimi. Gjysmë-maratona me gjatësi 21 kilometra nis nga fshati Lin dhe përshkon aksin rrugor buzë liqenit deri në qendër të qytetit. Mini-maratona prej 10 kilometrash nis nga qendra e Pogradecit dhe zhvillohet përgjatë segmentit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, për të përfunduar sërish në pikën e nisjes, përgjatë shëtitores dhe unazës së qytetit.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij aktiviteti, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara. Struktura të shumta policore do të jenë të pranishme për të siguruar mbarëvajtjen e maratonës dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve në disa akse kryesore.

Në segmentin Lin–Pogradec do të bllokohet krahu i majtë i rrugës, ndërsa në aksin Tushemisht–Pogradec do të bllokohen të dy korsitë. Po ashtu, disa segmente të brendshme rrugore brenda qytetit të Pogradecit do të jenë të bllokuara deri në përfundim të aktivitetit.

Bllokimi i qarkullimit do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Policia e Korçës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa të përkohshme dhe i falënderon për bashkëpunimin në funksion të një aktiviteti sportiv të sigurt dhe dinjitoz.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKONIN ARMË DREJT MBRETËRISË SË BASHKUAR/ SPAK dërgon për gjykim grupin e strukturuar kriminal (EMRAT)
Previous article AKUZOHET PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Arben Ahmetaj kalon për gjykim në GJKKO për dosjen “Buka”

s.autor

Postime të ngjashme

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT