• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONIA E VERIUT ME SHIFRA TË LARTA/ 4 viktima dhe 518 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit
Home
Rajon

MAQEDONIA E VERIUT ME SHIFRA TË LARTA/ 4 viktima dhe 518 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

10 August, 2021 Delo.autor Rajon

Maqedonia e Veriut të martën (10 gusht) ka regjistruar katër të vdekur me COVID-19 dhe 518 të infektuar duke shënuar numrin më të lartë brenda një dite që nga lehtësimi i masave në qershor. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: dy në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Dibër. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Të dhënat i referohen testimi të 5.809 mostrave. Në Klinikën Universitare në Shkup dhe qytete të tjera janë shtruar 170 pacientë me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të rritjes së rasteve me të infektuar, Maqedonia e Veriut nga 16 gushti do të forcojë masat me ndalimin në ambientet e mbyllura të manifestimeve familjare që besohet të jenë shkaktari i paraqitjes së valës së re, në veçanti në qytetin e Tetovës.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe i ka bërë thirrje popullatës që të vaksinohet pa asnjë hezitim pasi mbetet alternativa e vetme për mbrojtje nga pandemia.

Sipas tij, deri tani është vaksinuar mbi 30 për qind e popullatës madhore në vend me të paktën nga një dozë apo rreth 600 mijë persona. Rreth 400 mijë prej tyre kanë marrë nga dy doza.

Filipçe ka thënë se institucionet po shqyrtojnë mundësinë e aplikimit edhe të dozës së tretë, por se vendimi final për këtë do të merret pas analizave të detajuara dhe rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare mbi efektin e vaksinave.

Ai gjithashtu ka thënë se nga shtatori mund të aplikohen masa kufizuese për çdo person të pa vaksinuar, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit por edhe të nxitjes së popullatës për tu vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 159 mijë persona me COVID-19 prej tyre 5.513 e kanë humbur jetën. Raste aktive janë 2.581 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E BE-SË/ Suedia vendi i parë në botë që do të përdorë zyrtarisht kriptomonedhën (EMRI)
Previous article AKUZAT PËR NGACMIME SEKSUALE/ Guvernatori i New York-ut jep DORËHEQJEN

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT