• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maqedoni-Greqi, çështja e emrit afër zgjidhjes
Home
Rajon

Maqedoni-Greqi, çështja e emrit afër zgjidhjes

11 November, 2017 xhesi.editor Rajon

Faktori ndërkombëtar mund të intensifikojë trysninë diplomatike për arritjen e një kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit.

Burime të Qeverisë së Shkupit kanë konfirmuar se ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic do të vizitojë Maqedoninë në fund të nëntorit.

Qëllimi kryesor është që të dyja vendet të arrijnë marrëveshje dhe të tërhiqet vetoja greke rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, në Samitin e Aleancës në korrik të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesi i lartë te Departamentit të Shtetit Hojt Brajan Ji, i cituar nga DW, mendon se zgjidhja e problemit te emrit është më afër se kurrë.

Edhe pse mbetet ende shumë punë për t’u bërë, përkushtimi në Greqi dhe Maqedoni është në nivelin më të lartë, mendon diplomati amerikan.

Disa ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias tha se 2018 do të jetë viti në të cilin pritet të zgjidhet çështja e emrit. Gjithashtu Kryeministri Zoran Zaev thotë se Maqedonia duhet patjetër të jetë e përgatitur për një hap para për emrin, duke vlerësuar se tani ka gjasa më të mëdha që të gjendet zgjidhje me Greqinë.

Por zgjidhjes se problemit janë edhe partitë shqiptare. Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi thotë se kjo parti është e gatshme që ta japë kontributin e saj për zhbllokimin e situate, e po ashtu Aleanca për Shqiptarët tha do ta përkrahë konceptin e konsensusit apo referendumit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Eksperti i i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin e Shkupit, Denko Malevski vlerëson se Maqedonia ndodhet në një situatë shumë të volitshme e se duhet ta shfrytëzojë rastin për të zhbllokuar kësisoj edhe procesin e anëtarësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI: Leksionet e bezdisshme të qeverisë për medien
Previous article Denoncimi/ Fëmijët trajtohen si kafshë, mësuesit i detyrojnë të marrin dru nga shtëpia

xhesi.editor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT