• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI E VERIUT/ Nesër raundi i parë i zgjedhjeve Presidenciale
Home
Rajon

MAQEDONI E VERIUT/ Nesër raundi i parë i zgjedhjeve Presidenciale

20 April, 2019 F.autor Rajon

Të dielën e 21 prillit mbi 1milionë e tetëqind mijë qytetarë votues të Republikës së Maqedonisë së Veriut do tu drejtohen kutive të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Votuesit do të duhet të zgjedhin midis tre kandidatëve: shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidon si i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare. Në garë përvec Rekës janë Stevo Pendarovski i mbështetur nga 31 parti (mes tjerash, BDI dhe LSDM), dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga OBRM-PDUKM dhe partitë tjera opozitare maqedonase.

Por që një prej të treve të fitojë që në raundin e parë sipas kodit zgjedhor maqedonas i nevojiten mbi 900 mijë vota. Nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin shumicën e  nevojshme të fletëve të votimit në raundin e parë, atëherë sipas kushtuetutës nevojitet raundi i dytë i zgjedhjeve për dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë. Sikurse e përcakton ligji raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditësh pas përfundimit të të parit, në këtë rast më 5 maj. Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar.

Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave, përsëritet tërë procedura zgjedhore. Presidenti i Republikës në Maqedoninë e Veriut zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, dhe për një mandat pesë vjecar. Ndërkohë që kanë të drejtë të zgjidhen në krye të shtetit të paktën dy mandate. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOI NË CLUB PËR T'I MBËSHTETUR/ Robert Berisha u "VJEDH" vëmendjen Ermal dhe Sabri Fejzullahut. Vajzat... (FOTO)
Previous article LIVE/ Parma-Milan, Suso kalon "Kuqezinjtë" në avantazh

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT