• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mandati i Kapllanajt, Ferhati: KQZ shkeli ligjin, ja provat
Home
Shqipëri

Mandati i Kapllanajt, Ferhati: KQZ shkeli ligjin, ja provat

15 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Deputetja PS-së Klotilda Ferhati,  me anë të një deklarate për mediat ka thënë se  Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur të gjithë rregulloret në lidhje me drejtuesin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe Denar Skënderit për të mos u hequr mandatet pasi kishin probleme me dekriminalizimini, pasi sipas saj, ata rezultojnë të jenë me probleme me ligjin.

Ajo tha para mediave së kanë prova me audio dhe video që në datën 3 nëntor 2017, është marrë vendimi për të mos u hequr mandatet respektibve duke shkelur rregulloren dhe ligjet.

Sipas saj kërkesa e mazhorancës për të kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ është plotësisht e drejtë kur ai nuk doli përtej të shkuarës së tij partiake.

Deklarat e plotë e Klotilda Ferhatit:

Jam këtu për të denoncuar thellimin e skandalit të shkeljeve të ligjit nga KQZ.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, i mbështetur nga anëtarët e tjerë të KQZ të zgjedhur nga opozita vazhdojnë të thellojnë paligjshmërinë në vendimmarrjet e këtij institucioni.

Konkretisht, nga ana e këtyre individëve, me funksionet e tyre publike, është përgatitur dhe firmosur një vendim i cili nuk është marrë formalisht në mbledhjen publike të KQZ, të datës 03 Nëntor 2017.

Kujtojmë se ajo mbledhje u thirr me kërkesë të dy anëtarëve Denar Biba e Bledar Skënderi, me propozimin që KQZ të merrte në shqyrtim e të vendoste “Shpalljen e pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, z. Agron Kapllanaj”, pasi në çastin e marrjes së mandatit Agron Kapllanaj gjendej në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin si i dënuar për vjedhje.

Propozimi i dy anëtarëve të KQZ u rrëzua në KQZ me 4 vota kundër, duke mos patur vendimmarrje nga KQZ për këtë çështje.

Sot shumica e anëtarëve të KQZ, duke fallsifikuar krejtësisht çfarë ndodhi në mbledhjen e KQZ të datës 03.11.2017, kanë dalë me një vendim shumice të kësaj date, i cili nuk është marrë fare në atë mbledhje.

Sipas këtij vendimi, KQZ paska vendosur “Vazhdimin e mandatit të z. Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër”.

Kjo lloj vendimmarrjeje jo vetëm që nuk ka asnjë bazë ligjore, por çfarë është më e rëndësishmja nuk është marrë formalisht në asnjë mbledhje të KQZ. Kjo situatë është një fallsifikim i asaj çfarë ndodhi në mbledhjen publike të datës 03.11.2017, për të cilën ne disponojmë edhe regjistrimin audio. Në sekondën 17 të materialit del qartë se çfarë vendimi u mor në atë mbledhje të KQZ, dhe se si po përpiqet shumica e anëtarëve të KQZ të falsifikojë atë vendimmarrje.

Më poshtë draft-vendimi i propozuar nga anëtarët BIBA e Skënderi dhe vendimi i shumicës së KQZ.

Ky veprim i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ, totalisht në kundërligjshmëri, përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është mëse e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 parashikime të ‘frikshme’ për 2018 nga njeriu që parashikoi fitoren e Trump
Previous article DETAJE/ Dalin emrat e 3 trafikantëve që i ikën Policisë në Malësi të Madhe

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT