• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATI I OLTA XHAÇKËS/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Bie kërkesa e PD së Berishës
Home
Politikë

MANDATI I OLTA XHAÇKËS/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Bie kërkesa e PD së Berishës

23 January, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Olta Xhaçkën. Gjykata pranon padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme.

Sa i takon padisë së grupit të Berishës, gjykata e ka rrëzuar me argumentin se përpara se sa të shqyrtohet legjitimiteti i mandatit duhet të shprehet kuvendi.

Sipas këtij vendimi, Kuvendi do të duhet të pranojë kërkesën e opozitës për të dërguar nëe Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e mandatit të deputetes të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në datën 18.01.2023, në orën 10:00, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 9 (NJ) 2022 Regjistri Themeltar, me kërkues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.

Deklarimi i vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç”, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.

3. Shfuqizimin e vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAPONIA DREJT PLAKJES/ Vendi po pëson një ulje të madhe të lindshmërisë
Previous article ZGJEDHJET LOKALE/ Mazniku: Garën e kemi me veten për standarde më të larta për qytetin

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT