• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MANDATI I 3…”/ Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ: Këto nuk janë inagurime, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja
Home
Politikë

“MANDATI I 3…”/ Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ: Këto nuk janë inagurime, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja

10 February, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin në Zall-Herr, ku një familje tjetër ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit, ka deklaruar se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.

Rama u shpreh se puna për rindërtimin nuk mund të quhet propagandë, po është detyrë parësore e kësaj mazhorance për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve më në nevojë sot, familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qera, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin”, u shpreh ai.

 

“Mandati i tretë duhet për të vazhduar betejat. Beteja me tërmetin s’ka mbaruar. Me Covidin, po ashtu. Vaksinimin do ta bëjmë. Për të gjitha këto arsye duhet të vazhdojmë punën”, vijoi Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj së bashku me ministrin Ahmetaj dhe deputetin Qefalia ishin në banesën e rindërtuar të familjes së Fatos Xhixhës, në fshatin Qinam të Zall-Herrit, e përbërë nga 6 anëtarë. Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjobiti kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi kishte zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba ishte në masën 75 mijë lekëve, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Në një intervistë për Report Tv, Veliaj tha se gjobën do ta apelojë pasi nuk ka asnjë shkelje ligjit, pasi nuk ka prokurime të reja që ndalon ligji para zgjedhjeve, por janë të leje të nxjerra që në dhjetor për familjet që kanë mbetur jashtë nga tërmeti si pjesë e rindërtimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN MESAZHET/ Kush është i akuzuari që sot organizoi strukturat e LSI për të pritur Metën në Librazhd
Previous article SHIFRA TË LARTA NGA COVID-19/ 1143 raste të reja me koronavirus, ja sa viktima ka në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT