• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATET E OPOZITËS/ Ja emrat e 57 kandidatëve që u thirrën nga KQZ
Home
Politikë

MANDATET E OPOZITËS/ Ja emrat e 57 kandidatëve që u thirrën nga KQZ

28 February, 2019 F.autor Politikë

Një ditë pasi njoftoi fillimin e procedurave ligjore për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kontaktuar kandidatët zëvendësues.

Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi procedurën për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr. Gazeta “Panorama” sjell listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s që plotësojnë vakancat e krijuara për çdo qark. Vetë KQZ njoftoi dy ditë më parë, përmes zëdhënëses së institucionit, njoftoi se ka nisur procedurat në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit duhet të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, bazuar në ligjin për dekriminalizimin.

NJOFTIMI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në dijeni 57 kandidatët për deputetë të dy partive opozitare, PD e LSI. Më konkretisht, pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët opozitarë, KQZ ka kontaktuar 40 kandidatë të Partisë Demokratike dhe 17 të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Referuar afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ata kanë 10 ditë kohë në dispozicion për të dorëzuar në Komision Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, gjithmonë nëse do të pranojnë të marrin mandatit e deputetit të lënë vakant.

QËNDRIMI

Gazeta “Panorama” kontaktoi dje me kandidatët në listat shumemërore, të cilët u njoftuan dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për plotësimin e formularëve të dekriminalizimit për të përfituar mandatin e deputetit. Të gjithë kandidatët ishin në të njëjtën linjë që ka Partia Demokratike dhe LSI, ku u shprehën se do ta refuzojnë mandatin e deputetit. I vetmi i cili nuk dha një përgjigje shteruese ishte kandidati i PD-së në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i cili u shpreh se qëndrimin e tij mbi këtë çështje do ta japë ditët në vijim. Kujtojmë se Lefter Maliqi aktualisht mban pozicionin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Deri më tani, nga opozita dhanë dorëheqjen 57 deputetë. Vendimit të opozitës nuk iu bashkua Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili publikisht doli kundër qëndrimit të PD-së dhe LSI-së.

Krahas tij, edhe deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, mbajti një qëndrim kundër opozitës, duke mos pranuar të japë dorëheqjen. Ky vendim i marrë nga ai bëri që të përjashtohej nga anëtarësia e PD-së si edhe nga funksionet partiake. Po nga radhët e PD-së pritet të bashkohet edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila e ka lënë pezull çështjen e dorëheqjes së mandatit, por nëpërmjet një sqarimi për mediat la të kuptohej se do ta mbajë mandatin e deputetes. Edhe Nard Ndoka nuk e ka dhënë dorëheqjen nga mandati, por ka thënë publikisht se do ta ndërmarrë këtë nismë sapo të kthehet në Shqipëri pasi ndodhet në një udhëtim pune.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKSA 100 % NDAJ SERBISË/ Sugjerimet amerikane NUK e bindin Kosovën ta heqë
Previous article BURRI QË ËSHTË BURRË/ 11 rastet si kanë ndryshuar meshkujt shqiptar vitet e fundit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT