• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Manastirliu: Masa të reja kundër dhunës në familje. Ja kush përfiton nga urdhëri i mbrojtjes
Home
Sociale

Manastirliu: Masa të reja kundër dhunës në familje. Ja kush përfiton nga urdhëri i mbrojtjes

3 November, 2017 k.autor Sociale

Urdhrat e mbrojtjes do të jenë të formës së prerë, pa të drejtë ankimimi. Avokatët dhe ekspertiza do të jetë falas për viktimat e dhunës në familje, ndërsa dhunuesi do të humbasë të drejtën e kujdestarisë. Këto janë disa nga propozimet kyçe të Ministres së Mbrojtjes Sociale dhe asaj të Drejtësisë për ndyshimet e ligjit ndaj dhunës në familje.

Urdhrat e mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje do të lëshohen brenda 15 ditëve, do të jenë i formës së prerë pa të drejtën e ankimimit dhe dhunuesi humbet kujdestarinë e fëmijëve.

Rastet e shumta në familje, seancat e gjata të pajtimit apo zvarritjet e urdhrit të mbrojtjes kanë bërë që Ministria e Mbrojtjes Sociale, ajo e Drejtësisë, organizatat në mbrotje të të drejtave të grave dhe shoqëria civile të kërkojnë ndërhyrje në ligjin për masat e dhunës në familje.

Manastirliu: Duhet të sigurohemi me ligj se procesi i ankimimit të vendimeve për urdhër mbrojtje për gratë e dhunuara nuk do të zvarritet as edhe një orë, se ajo orë mund të jetë ora vendimtare. Gjykata do të duhet të vendosë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kërkesës. Për herë të parë në urdhrin e mbrojtjes për nënën automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë drejtëpërdrejtë.

Viktimat e dhunës në familje do të kenë asistencë ligjore, avokat falas nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore.

Manastirliu: Është parashikuar qartësisht detyrimi i të gjitha organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize të rasteve të dhunës në familje ndërsa shpenzimet e ekspertëve, mjekë ligjorë, psikologë apo të tjerë ekspertë të thirrur nga gjykata dobtë paguhen nga dhunuesi.

Gjonaj: Nuk duam kurrsesi që si rasti i gjyqtares Fildes Hafizi që u vra pak muaj përpara nga bashkëshorti i saj të përsëriten.

Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017 janë rregjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje nga të cilat 1940 kërkesa u regjistruan për urdhër mbrojtje.

Për fat të keq, 11 persona, 8 prej të cilave gra, humbën jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Katër përfitimet shëndetësore që sjellin video-lojërat
Previous article Tmerr për Nadalin, tërhiqet nga Paris Masters pas lëndimit në gju

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT