• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MANASTIRI I “SHËN MËRISË”/ Madhështia e kultit në gjirin piktoresk të Kakomesë
Home
Kulturë

MANASTIRI I “SHËN MËRISË”/ Madhështia e kultit në gjirin piktoresk të Kakomesë

9 February, 2019 k.autor Kulturë

Manastiri i Shën Mërisë së Kakomesë ndodhet në gjirin piktoresk të Kakomesë në një pozicion dominues në faqen e malit. Sipas një mbishkrimi mbi portën perëndimore, brenda naosit, kisha e Shën Mërisë është pikturuar në vitin 1672 nga Mihali, me origjinë nga katundi Zerma.

Studiuesi anglez Hammond dhe ai grek Versakis, që e vizituan manastirin në fillimet e shek. XX mendojnë se kisha duhet të jetë ndërtuar mbi një objekt kulti më të hershëm. Kisha është trikonkshe me tri absida dhe një kupolë në qendër të naosit. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.

Në muret e naosit ruhet në gjendje të mire piktura murale dhe ikonostasi prej druri. Manastiri bën pjesë tek manastiret e fortifikuar. Ai përbëhet nga kisha, konakët e manastirit dhe në murin rrethues ruhet një banesë e fortifikuar e tipit kullë. Kulla është trikatëshe, ku secili kat përbëhet nga një kthinë e vetme. Dy katet e para janë pajisur me frëngji në të katër muret, ndërsa kati i tretë, përveç frëngjive, ka edhe disa dritare të vogla për ndriçim.

Një ekspeditë e disa arkeologëve grek pak përpara Luftës së Parë Botërore bën fjalë për një ungjill të shek. XI, që ruhej në ambientet e manastirit. Egzistenca e këtij ungjilli dhe prania e një biblioteke në ambientet e manastirit konfirmohet dhe nga një artikull në periodikun “Hylli i Dritës”, në vitin 1938.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FALSIFIKUAN VOTAT NË ZGJEDHJET E 2017/ Ky është militanti i PD që akuzohet, mik i afërt me Berishën dhe Bashës (EMRI+FOTO)
Previous article HUDDERFIELD-ARSENAL/ "Topçinjtë" kalojnë në avantazh, shënon Iwobi

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT