• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAMOGRAFI FALAS GJATË GJITHË TETORIT/ Manastirliu apel për gratë: Kontrolli i gjirit të shpëton jetën
Home
Sociale

MAMOGRAFI FALAS GJATË GJITHË TETORIT/ Manastirliu apel për gratë: Kontrolli i gjirit të shpëton jetën

2 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ka bërë të ditur se kabinetet e mamografisë do të punojnë me oraret të zgjatura, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00, duke ofruar falas ekzaminimin e gjirit për gratë.

Edhe pse ndodhemi në kushtet e epidemisë, fushata për ndërgjegjësimin për depistimin e kancerit të gjirit do të vijojë, por duke respektuar masat antiCOVID. Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel grave të kryejnë kontrollin e gjirit.

“Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur, nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00. Merr pak kohë nga koha jote për të kryer kontrollin e gjirit. Diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën”, shkruan Manastirliu.

Mamagrafia falas mund të kryhet në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korç?, Shkodër, ndërsa në Tiranë kryhet në QSUT, në Maternitetin ‘Mbreteresha Geraldinë’ dhe në Poliklinikën Qendrore Tiranë. Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Me një urdhër të firmosur nga ministrja Manastirliu institucionet përkatëse kanë marrë masat për organizimin e fushatës në zbatim të rregullave anticovid. Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, personeli që shërben brenda njësisë lëvizëse të mamografisë, do të jete i pajisur me mjete mbrojtëse personale anticovid. Me qëllim evitimin e grumbullimeve të personave që janë planifikuar për t’u ekzaminuar do të përcaktohen orare për paraqitjen e pacientëve të cilët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUSH NA MORI MËSYSH"/ Luana Vjollca tregon problemin me emisionin, por ai ka kapur 1 milionë klikime për vetëm...
Previous article "BASHKË PA KUFI..."/ Zbulohet slogani domethënës, ja tryeza ku do të zhvillohet takimi i qeverive Shqipëri-Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës Aktualitet

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person Aktualitet

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT