Një ngjarje e rende tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau me armë zjarri gruan e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe.
Duket se krimet në familje nuk kanë të ndalur I tillë ishte edhe rasti I vrajses së sotme.
Punonjës të Shtetit të cilët pajisen me armë për shkak të detyrës që ata kanë duket se shpeshherë janë “tunduar” duke e përdorur për ti dhënë fund jetës së tyre ose gruas.
AlpeNews.al ju sjell disa nga raste kur gardistët e shtetit kanë vrarë gruan ose veten me armën e shërbimit:
Çfarë ndodhi sot:
1. Alket Arapi
Alket Arapi, 44 vjeç, e ka qëlluar të shoqen me armën e shërbimit rreth orës 6 të mëngjesit.
36-vjeçarja ka humbur jetën ndërsa punonjësi i gardës është arrestuar më pas nga efektivët e Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).
Familja banonte në Allias. Çifti ishte praktikant i rregullt i Islamit dhe prindër të një vajze të mitur.
2. Admir Dervishi
7 prill 2016 Admir Dervishi, i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 28 vjece. Krimi ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, djalit 4 vjec dhe foshnjes 10 muajshe.
3. Ariol Mançe
2 Tetor 2018 Ariol Mançe punonjës I gardës së Shqipërisë vrau veten në ambjentet e Gardës se Republikes. 30-vjeçari nga Përmeti po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit.
4. Shkëlzen Qordja
30 qershor 2018 shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë brenda ambienteve të Gardës së Republikës.
31-vjeçari Shkëlzen Qordja, që prej disa vitesh punonte pranë Gardës së Republikës kohët e fundit ishte në timonin e makinës së ministrit Fatmir Xhafaj.
Efektivja në Durrës
Një efektive e policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Katund Sukth, ku 23-vjeçarja P. Shahini është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Ajo është gjetur nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar më pas policinë.
Peranxhela Shahini
Një plumb në bark i ka marrë jetën 23- vjeçares, ndërsa tentativa për t’i dhënë ndihmën e shpejtë e për ta çuar në spital ka qenë e kotë pasi e reja ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë, 23-vjecarja është vetëqëlluar në katin e dytë të banesës.
Fier/ 46 vjeçari vret veten me armën e shërbimit
Ka mbaruar turnin dhe sapo është kthyer afër drejtorisë së policisë, në një nga dhomat që përdoreshin për të fjetur, ka shkrepur armën e shërbimit drejt vetes. 46-vjeçari K.F, i ka dhënë fund jetës në mënyrën tragjike.
Kastriot Fafaj
Kanë qenë kolegët ata që kanë dëgjuar shkrepjen e vetme të armës, dhe kanë vrapuar drejt dhomës, ku kanë gjetur të pajetë 46-vjeçarin.
Berat/ Efektivi i policisë vret veten
Efektivi i vetëvrarë është identifikuar si 41-vjeçari Ilir Nano, nga Poliçani, por banues në Berat. Mësohet se efektivi ka qenë në punë gjatë ditës së sotme dhe menjëherë pas përfundimti të orarit zyrtar ka kryer aktin e rëndë.
Ilir Nano
Policia e Beratit po punon për të mësuar shkaqet e kësaj vetëvrasjeje, edhe pse ai njihej si një punonjës i rregullt dhe pa asnjë konflikt të ditur.
Ilir Nano jetonte prej disa vitesh në Berat, pikërisht në lagjen “Çlirim”, në një banesë me qira.
Inspektorja 23 vjeçe nga Saranda vret veten. Gjendet e vrarë në dhomën e saj
Një efektive e Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:21, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, 23-vjeçarja Jeroldina Iljazi, është gjetur e vrarë në dhomën e saj.
Jeroldina Iljazi
Nga hetimet ka rezultuar se efektivja i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.
Në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Jeroldina Iljazi ishte me gradën inspektore.
Përgatiti: AlpeNews.al