• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAL I ZI/ Tuneli 30 metra në Gjykatën e Lartë, dyshohet se u hap nga 4 shtetas serbë
Home
Rajon

MAL I ZI/ Tuneli 30 metra në Gjykatën e Lartë, dyshohet se u hap nga 4 shtetas serbë

22 September, 2023 s.autor Rajon

Tuneli nëntokësor rreth 30 metra i gjatë deri te depoja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë është hapur kryesisht nga shtetas të Serbisë, të cilët janë identifikuar, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiç.

Axhiq tha në një konferencën për shtyp më 22 shtator se në krim morën pjesë, Veljko Markoviç (32 vjç), Milan Markoviç (53 vjeç), Dejan Jovanoviç (30 vjeç) dhe Vladimir Eriç (32 vjeç), që të gjithë nga Serbia.

Ata ishin ndihmuar edhe prej njerëzve nga Mali i Zi, sipas tij. Ai madje i shfaqi edhe fotografitë e tyre për gazetarë gjatë konferencës. Tuneli nëntokësor, 30 metra i gjatë, nga bodrumi i një banesë në qendër të Podgoricës deri në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua më 11 shtator.

Policia nuk ka gjetur askënd në banesën që ndodhet në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës dhe siç është konstatuar, banesa u është dhënë me qira personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara.

Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes së cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike të konfiskuara, nga të cilat rreth dy tonë janë kokainë dhe rreth shtatë tonë marihuanë.

Axhiç tha se është paraqitur padi edhe ndaj dy personave të paidentifikuar.

Të gjithë ata, ikën nga Mali i Zi në grupe të vogla më 11 shtator pasi e kreu krimin, ditën kur u zbulua se depoja ishte plaçkitur, prandaj edhe nuk kanë mundur të arrestoheshin.

“Ka një lidhje mes kësaj organizate dhe një personi nga Gjykata e Lartë dhe me persona që aktualisht janë në Administratën për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe që janë të lidhur me një nga organizatat kriminale në vend”, tha Axhiq.

Shumica e të identifikuarve kanë të kaluar kriminale dhe janë në regjistrat e krimeve të vendeve të tjera, tha Axhiq, duke shtuar se autoritetet e kanë një pistë tashmë e cila i çon ata te autorët.

Duke qenë se ata nuk janë nga Mali i Zi, tha ai, është e rëndësishme që ata të arrestohen në bashkëpunim me shërbimet shtetërore nga rajoni.

Ai shtoi se në krim morën pjesë së paku pesë persona të tjerë, të cilët ofruan ndihmë logjistike, apo mbështetje tjetër.

Axhiq e shfaqi edhe një fotografi të një gruaje e cila është e lidhur me atë rast, duke thënë se ajo është shtetase e Malit të Zi dhe se nuk dihet nëse ajo është larguar nga vendi.

Ai tha se autoritetet kanë një pistë që i çon te autorët dhe se nga veprimet e mëtejshme duhet të përcaktohet nëse personi i Gjykatës së Lartë mori pjesë në një organizatë kriminale, apo nëse vetëm ka lidhje me të.

“Duke qenë se tashmë kemi një lidhje të caktuar mes personave të Gjykatës së Lartë, organizatës kriminale që ka gërmuar dhe atyre që qëndrojnë në UIKS, jemi një hap më afër zbulimit të motivit të vërtetë të gërmimit të tunelit dhe hyrjes në depo”, shtoi Axhiq.

Ai tha se nuk do t’i kërkojë kryetarit të Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, të japë dorëheqje.

“Kam informacion se Saviqi ka përdorur çelësat e depos dhe se është dashur të njihet me të gjithë ata që kanë qëndruar në depo. Hetimi shtesë do të tregojë nëse ai ka ndonjë lidhje. Nuk kemi asnjë informacion se Saviqi është i lidhur me këto aktivitete kriminale”, theksoi ai./rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJO MË MASHTRONTE"/ Vrau gruan me thikë, burg përjetë për shqiptarin. Rrëqethin fëmijët: Nëna punonte në dy punë për të na mbajtur…
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Po kalonte rrugën te vijat e bardha, automjeti merr para të moshuarën

s.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT