• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAKINA RRJEDH GAZ NË MES TË KARBURANTIT/ Shmanget tragjedia në Tiranë, zjarrfikës izolojnë zonën
Home
Breaking News

MAKINA RRJEDH GAZ NË MES TË KARBURANTIT/ Shmanget tragjedia në Tiranë, zjarrfikës izolojnë zonën

26 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shefi i zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka thënë se ditën e sotme në zonën e Freskut në Tiranë ka patur incident në një pikë karburanti ku një makinë e cila funksiononte me gaz të lëngshëm ka patur rrjedhje. Sipas Goxhajt, në këtë rast është shmangur një tragjedi e mundshme e shpërthimit të zjarrit. Kanë qenë punonjësit e karburantit dhe njerëzit përreth që kanë njoftuar shoferin e makinës dhe më pas punonjësit e zjarrfikësit ku këta të fundit kanë shkuar me urgjencë dhe kanë shpërndarë gazin me ujë.

Goxhaj tregon për Report Tv se në këtë rast janë njoftuar, policia dhe specialistë të ISSHT të cilët bënë të mundur rrethimin e zonës dhe më pas izolimin e bombolës së montuar në makinë. Në këtë mënyrë sot në kryeqytet u shmang një tragjedi që mund të kishte përfunduar edhe me viktima.

“Kompetenca jonë është mbrojtja e jetës dhe e pronës së qytetarëve. Nuk kemi kufizim kompetencash. Sot tek zona e Freskut është i njëjti rast. Si në rastin e Lezhës. Në momentin që një mjet furnizohej me gaz është parë rrjedhje gazi. Rrugës tek Thesari. Kemi një stacion atje i kinostudios. Kemi punonjës me shumë eksperiencë. Ata rrjedhjen e gazit e mbuluan me ujë dhe u përballua për më shumë se dy orë. ISSHT e lajmëruam ishin polica e shtetit dhe kufizuan zonën. Specialistët izoluan bombolën. Ngjarja erdhi nga rrjedhja e gazit. Edhe ne Lezhë nga kjo ka ardhur. Nëse s’ka oksigjen apo hapësirë nuk kemi zjarr. Kemi info se do të ketë qenë shkëndija e gjeneratorit në Lezhë.” ka thënë Goxhaj.

Dy ditë më parë një skenë e ngjashme ndodhi në Lezhë, po fatkeqësisht aty gazi mori flakë dhe pati një shpërthim si pasojë e shkëndisë që u bë në momentin që u ndez gjeneratori. Nga ky shpërthim u plagosen 7 persona, mes tyre 2 të mitur.

Ndërkohë për sa i përket situatës me zjarret në Tiranë , Goxhaj ka thënë se nuk ka rrezikshmëri të lartë pasi zona është e aksesueshme nga zjarrfikësit. Zona më problematike për Tiranën, është mali i Dajtit për shkak të terrenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRISNIM/ Dhurata Dora i merr mendjen reperit me famë botërore, ja çfarë bën ai për këngëtaren
Previous article DEBUTOI NË LA LIGA/ Ja reagimi i "Pleshtit" ndaj 14-vjeçarit që shkroi historinë me Barcelonën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT