• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAKINA “PORSCHE”/ Trendi i trafikut të emigrantëve në Shqipëri?! Historia e fundit e djaloshit që nuk i ndaloi policisë
Home
Breaking News

MAKINA “PORSCHE”/ Trendi i trafikut të emigrantëve në Shqipëri?! Historia e fundit e djaloshit që nuk i ndaloi policisë

1 May, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në jo pak raste policitë lokale kanë zbuluar tentativa për të transportuar emigrant ilegalë me makina Porsche siç ka  ndodhur kur u arrestua D.Xh në Çorovodë me 7 emigrantë në makinë, apo një tjetër në  Korcës me 12 emigrantë.

Një makinë e tillë i shpëtoi policisë edhe  në Tiranë.

Por  oficërët zbuluan targat dhe gjetën se i përkiste një të riu nën masën e arrestit shtëpiak në Kukës.

Në kërkim të  së  vërtetës dhe se përse makina nuk ndaloi, hetimet e policisë  duket se i ka ndihmuar hileja e në tjetër djali që është nën moshë për t’u marrë në përgjegjësi penale.

Ai vetë  shkoi  në drejtorinë e policisë së Tiranës në rrugën “Myslym Shyri” dhe u dorëzua. Aty deklaroi se do jepte disa sqarime për një ndjekje policore që kishte ndodhur pak orë më herët në rrugët e kryeqytetit.

G.M sipas burimeve të gazetës ishte nën shoqërinë e një avokati dhe për shkak të moshës së mitur atij ju atashua edhe një psikologe.

17 vjeçari  tregoi se një ditë më parë policia i ishte vënë në ndjekje dhe se ai nuk kishte ndaluar nga frika e tyre dhe se  nuk kishte as leje drejtimi.

“U nisa nga Kukësi së bashku me një shok me emrin A. dhe makinën porsche ia mora në mirëbesim shokut tim që gjendet nën arrest shtëpiak”’- tha policisë 17 vjeçari.

Ai ka përshkruar targat dhe ngjyrën e të njëjtës makinë që prej orësh po verifikohej nga uniformat blu

“ Pasi dolëm xhiro nga darka vendosëm të ktheheshim në Kukës. Diku pranë ish doganës kemi parë disa shtetas të huaj që na i bënë me shenjë të ndalonim. Ndaluam dhe fola anglisht me ta. Më erdhi keq për ta dhe nga keqardhja thashë t’i merrja deri në Kukës”.

17 vjeçari ka vazhduar udhëtimin për në qytetin e tij vetëm disa metra. Në afërsi të qendrës tregëtare “QTU” ai u shkëmbye me një automjet policie

“ Sapo i pashë u tremba mbasi nuk kam patentë dhe i dhashë gaz makinës. Aty na u vu në ndjekje policia dhe vazhdova udhëtimin me shpejtësi. Nga frika kur u shkëputa prej tyre e braktisa automjetin diku. Shoku im zbriti dhe së bashku zbritën edhe emigrantët e huaj që nuk e di se nga shkuan”

Djali i tha policisë se nuk kishte patur asnjëherë ndërmend që të krijonte konflikte me policinë apo të shkelte ligjin. Por  megjithatë policia thotë se ka dyshimet e saj se si ka ndodhur ngjarja dhe se do të bindet që ai thotë të vërtetën mbasi të kryejë disa veprime të tjera ekstraproceduriale.

Djali e ka gënjyer policinë se asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin.

“ 17 vjeçari rezulton të jetë shoqëruar 7 herë në polici dhe ne nuk duam të mendojmë që ai po gënjen dhe se mund të mos ketë qenë fare në timon, por që po përpiqet të shpëtojë një të rritur nga akuzat” tha jo zyryarisht policia.

Ndërkohë një agjent ka kryer një tjetër veprim hetimor.

Ai ka marrë kontakt me pronarin e makinës i cili rezulton te jëtë vërtetë  nën arrest shtëpiak prej vjeshtës së 2021 , në shtëpinë e tij në Kukës.

Ai i tha policisë se “ e kam patur nën pronësi mjetin porsche dhe ja kam shitur G.M . Nuk kam dalë për asnjë moment nga shtëpia mbasi jam nën arrest. Mbasi e kam shitur makinën nuk kam bërë ende një kontratë noteriale thotë ai

Policia tha se pas kësaj dëshmie çështja po hetohet për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe mos bindje ndaj policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFIRMOHET/ Rasti i parë me hepatitin misterioz në Greqi, infektohet një foshnjë
Previous article BLLOF APO ALARM? DW: Çfarë nënkuptojnë kërcënimet e Putinit me “kundërpërgjigje rrufe”?

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT