Dy te mitur jane perplasur nga nje makine. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10 në Kamëz.
Policia ben me dije se “automjeti me drejtues shtetasin S. Ç ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit e mitur, A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe”.
“Si pasojë e përplasjes dy të miturit u dërguan në spital për ndihmë të specializuar mjeksore”- njofton policia.
Drejtuesi i automjetit shtetasi S. Ç do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.