• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAKINA INTELIGJENTE KAP “MAT” SHOFERËT E PABINDUR/ 9 në pranga dhe hiqen 138 patenta (PAMJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

MAKINA INTELIGJENTE KAP “MAT” SHOFERËT E PABINDUR/ 9 në pranga dhe hiqen 138 patenta (PAMJET)

3 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë kësaj jave janë evidentuar 2678 shkelje nga makina inteligjente.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në akse të ndryshme rrugore, janë ndëshkuar 4021 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 138 leje drejtimi, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 45 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për qarkullim në sens të kundërt.

Sakaq janë arrestuar 29 drejtues mjetesh, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit –Informacion-

Shtohen masat gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Duke marrë parasysh se për shkak të motit të keq rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore është i madh, nisur edhe nga fakti se fluksi i lëvizjeve është më i lartë në fundjavë, në akset rrugore nacionale, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë.

Në këtë kuadër, në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve policore, kryesisht të Policisë Rrugore, me mbështetje nga Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, në qendër qarqe.

Përgjatë javës, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në të gjithë vendin, kanë vijuar kontrollet intensive duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Makina inteligjente vijon të monitorojë qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e vendit, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilët krahas shpejtësisë, qarkullojnë edhe pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë kësaj jave janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 2678 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 4021 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 138 leje drejtimi, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 45 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 29 drejtues mjetesh, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET BRENDA PD/ Zv.ambasadori amerikan “zbarkon” në selinë blu
Previous article APLIKACIONI QË HA PARA/ Mbi 300 mijë smartfonë të infektuar

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT