Sot rreth ores 6:00 nje makine ka goditur shtyllën e tensionit te mesem, pjese e fiderit 3, në Rradhime te Vlores, duke lene pa energji elektrike nje pjese te Orikumit. Sikurse shihet permes fotove, demet kane qene te renda, ndersa per drejtuesin e mjetit nuk ka ende nje informacion rreth gjendjes se tij (punonjesit e Oshee nuk kane gjetur njeri ne makine). Oshee Vlore mori masat per riparimin e demit dhe aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike.




