• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Majlinda Bregu: Shpresoj që NEGOCIATAT të hapen brenda qershorit, Brukseli të japë… (VIDEO)
Home
Shqipëri

Majlinda Bregu: Shpresoj që NEGOCIATAT të hapen brenda qershorit, Brukseli të japë… (VIDEO)

19 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish ministrja e integrimit Majlinda Bregu shpreson qe strategjia e zgjerimit e cila prezantohet ne shkurt nga presidenti i Komisionit Europian Junker te ketë një propozim te qarte për perspektiven europiane te vendeve te Ballkanit perëndimor.
Ne këndvështrimin e Bregut kjo strategji është e rëndësishme edhe ne funksion te dy momenteve te tjera; progres raportit ne prill dhe vendimit te Këshillit Europian për hapjen ose jo te bisedimeve për anëtarësim.

“Shpresoj shume qe te mos ketë asnjë date me te vone se qershori për çeljen e negociatave, sikurse do te kisha dashur qe te kishte qene një date e mëparme, por jo gjithmonë ky proces përputhet me dëshirat e vendeve tona te cilat e shohin te gjate rrugën drejt Bashkimit Europian.

Por shpresoj shume qe Bashkimi Europian dhe kjo te jete e qarte edhe ne strategjinë e zgjerimit qe do te prezantohet nga presidenti Junker, ta ketë ndare mendjen dhe te ketë vendosur për ti ikur asaj shprehjes se famshme te lodhjes nga zgjerimi sepse normalisht lodhja duhet te kishte marre fund tani”.

Por Brukseli duhet te japë një mesazh te fuqishëm pro Ballkanit perëndimor edhe ne raport me Rusinë.

“Për t’iu larguar kërcënimeve apo flirtimeve apo trallisjeve me vendet te tjera te cilat kane peshe ne vendet e Ballkanit perëndimor apo influencave te cilat janë krejtësisht te qarta dhe prezentë ne rajon qe mund te jene influence ruse apo modele te tjera te elitave te pushtetit te drejtuara nga autoritarizmi, pra si nje arsye sigurie”.

Hapja e negociatave përveç dimensionit politik ka edhe një tjetër financiar. Ne strategjinë e zgjerimit do te duhet te miratohet edhe plani i ardhshëm financiar i BE qe parashikon fondet për Ballkanin perëndimor deri ne vitin 2027.

“Nëse Shqipëria nuk do te ketë çelje negociata, do te thotë qe jo vetëm ngelemi politikisht me pas ne këtë proces te rëndësishëm me vendet e tjera por nga ana tjetër ngelemi dhe pak me te varfër përsa i përket pjesës se financimeve nga BE dhe nuk mendoj se ne kemi luksin për te humbur qofte edhe një euro dhurate e cila vjen për ta bere Shqipërinë me te mire”.

Nëse gjithçka shkon mbare për Shqipërinë, dy kapitujt e pare qe hapen janë ai për drejtësinë e sigurinë e këtu Shqipëria është një hap para edhe vendeve si Serbia e Mali i Zi pasi i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën ne drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kujdes nga faturat e blerjeve, ju shkaktojnë infertilitet dhe autizëm
Previous article 6 arsye pse nuk po arrini dot orgazmë!

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT