• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mafia agrare në Sllovaki/ Presion fshatarëve të lënë tokat, arsyeja….
Home
Nderkombetare

Mafia agrare në Sllovaki/ Presion fshatarëve të lënë tokat, arsyeja….

27 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Në Sllovakinë Lindore grupe interesash që veprojnë me metoda mafioze kanë zbuluar subvencionet direkte të BE, si burime të ardhurash dhe mundohen t’ i bëjnë presion fshatarëve që të lenë tokat. Fshatarët protestojnë.
Vërshimi i refugjatëve, ushtarë austriakë stërviten për të mbrojtur kufirin
Frantisek Oravec nuk ka dashur asnjëherë të jetë gjë tjetër përveçse fshatar. Fshatar njësoj si i ati dhe i gjyshi. 47-vjeçari ka një fermë shtetërore në Gynov, një fshat në juglindje të Sllovakisë. Ferma është vepra e jetës, ndërtuar në dy dekada e gjysmë. Oravec kultivon 3 mijë hektar tokë, një pjesë e të cilës i takon atij dhe një pjesë e ka marrë me qera. Por në tre vitet e kaluara ai as nuk e ka punuar tokën as nuk është kujdesur për kafshët. Por është marrë me dokumenta, me letra që ia ka dërguar avokatit dhe ka shkuar në seancat gjyqësore. Ose ka shkuar për trajtim në spital.

Ndërkohë që është duke treguar gjithë këto, ai mban një fotografi lart. Në fotografi ai ka dalë me hundë të thyer dhe i përlyer me gjak, pasi është rrahur në tokën e tij. “Ata duan të më marrin tokën”, thotë Oravec, i pafuqishëm dhe i indinjuar. “A jetojmë në një shtet juridik dhe në Bashkimin Evropian?!”

Vjedhje moderne e tokës

Oravec bën pjesë në një grup prej dy duzinash fshatarë të vegjël dhe të mesëm në Sllovakinë Lindore, që janë kthyer në viktima të një forme moderne të vjedhjes së tokës: Me ndihmën e hileve në sistemin e drejtësisë një rrjet politikanësh lokalë dhe firmash lokale sllovake kanë marrë forcën për të disponuar sipërfaqet e tokës së punuar në Sllovaki, për të përfituar nga subvencionet direkte që BE jep për sipërfaqen agrare.

Ky model biznesi është bërë i mundur nga boshllëqet ligjore dhe liritë që ofrojnë intepretimi i ligjeve sllovake për dhënien e subvencioneve, por nga ana tjetër edhe për strukturat e pushtetit të një vendi, në të cilin vlerësohen shumë marrëdhëniet me elitat qeveritare.

Marshim i gjatë nëpër instanca

Për Orevacin problemet filluan në vitin 2015. Një firmë agrare, tregon ai, mbolli papritur 700 hektarë nga toka pjellore që i takonte atij dhe ishte pjesërisht e pambjellë. Kur shkoi në polici, firma tregoi kontrakta qeraje të fallsifikuara. Policia tha se nuk bënte dot gjë, rasti duhej zgjidhur në gjykatë. Firma tregoi edhe tek zyra sllovake për dhënien e subvencioneve të BE tek fshatarët (Podohospodarska Platobna Agentura, PPA) kontratat që mendohet të jenë të fallsifikuara, thotë Oravec. Kështu të gjitha pagesat u ndërprenë. Që prej tre vjetësh me këtë rast merren gjykatat.

Ndërkohë Oravec ka marrë një vendim gjykate, që i konfirmon atij të drejtën mbi tokën, por rruga nëpër instanca vazhdon deri më sot. Për më tepër: në shtator 2016 Oravec u rrah kur ishte duke filmuar me një kamera dore kultivimin e keq të tokave të tij. Përveç hundës iu thye edhe shtylla kurrizore gjatë rrahjeve.

Frikë për të folur

Firma, që i ka hyrë në pjesë Oravecit në tokën e tij, quhet ESIN Group. Ajo është aktive në fusha të ndryshme biznesi: duke filluar që nga në pasuritë e patundshme deri në ndërtimin e centralëve dhe prodhimin e betoneve speciale, përfshirë edhe bujqësinë. Pyetur nga Deutsche Welle lidhur me rastin Oravec, firma nuk përgjigjet. Edhe përfaqësuesit e zyrës PPA nuk kthejnë përgjigje.

Frantisek Oravec është një nga rreth dy dyzina fshatarësh në lindje të Sllovakisë, që kanë përjetuar të njëjtën gjë vitet e fundit dhe kanë folur hapur për rastet. Por, shifrat mund të jenë më të mëdha, sepse të prekurit thonë se njohin edhe raste të tjera, por njerëzit kanë frikë të flasin dhe të dalin në publik sepse tremben për jetën.

Prej kohësh histori si ajo e Oravecit janë botuar të veçuara në mediat lokale sllovave, pjesërisht edhe në mediat rajonale. Sepse historia flet për konflikte të komplikuara ligjore, dhe redaksitë e gazetave tremben shpesh se mos hidhen në gjyq nga shkatërrohen financiarisht.

Gazetari investigativ Kuciak ka ndjekur historinë

Për fat të keq vrasja e gazetarit investigativ Ján Kuciak në fund të muajit shkurt bëri që shumë raste të korrupsionit politik dhe kriminalitetit të organizuar të bëheshin të njohura në gjithë vendin. Kështu të njohura u bënë edhe skandalet e vjedhjes së tokës. Ndërkohë madje punonjës sllovak të rangjeve të larta, si përshembull Prokurori i Përgjithshëm Jaromír Ciznár pranojnë se në lindje të Sllovakisë është krijuar “një mafia agrare”, në të cilin marrin pjesë politikanë lokal dhe firma lokale bashkë me zyrtarë të korruptuar, që i marrin tokën fshatarëve për të përfituar subvencione direkte nga BE për sipërfaqet agrare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ilda Bejleri bën ndryshimin që nuk pritej në kulmin e Botërorit 2018
Previous article MESSI kundër RONALDOS, ja kur mund të përballen TITANËT (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT