Për Rexhepin, i sëmurë me diabet, ishte një ditë krejt normale, pasi i duhej të vijonte të kërkonte ndihmë për të shëptuar nga verbëri. Të shumtë janë ata që e kanë parë në rrugët e Tiranës, qëndron i ulur në një stol plastik dhe krahas shkopit, me vete mban edhe një tabelë. “Bëni sevap. Më kanë lënë sytë nga diabeti. Faleminderit”, janë fjalët e vetme të shkruara nga i moshuari, që kërkon të shpëtojë nga një prej sëmundjeve më të rrezikshme, glaukomia.
Por, dita e sotme i dha “dritën” që kërkonte këtij të moshuari, pasi gazetari i Vizion Plus, Osman Stafa, i dha ndihmën e kërkuar. Stafa rastisi në të njëjtën rrugë ku dhe gjysh Rexhepi po kërkonte lëmoshën e radhës dhe mënjehrë iu drejtua personazheve të njohur që merren me bamirësi. Falë ndihmës dhe sensibilizimit të disa prej gazetarëve dhe komunitetit, ai arriti që të shpëonte syrin e vetëm të mbetur të padëmtuar, falë një ndërhyrje me lazer.
Gjysh Rexhepi bëri të gjitha analzizimet në QSUT dhe disa në klinikë private Ndërsa një prej mjekëve të rinj shqiptar, Alfir Qosja, i diplomuar në Francë, bëri të mundur realizimin e operacionit falas për të moshuarin.
Ja çfarë tregon Osmani se si arriti të shpëtonte gjysh Rexhepi:
Një ditë e bukur! Një ditë me “dritë” për gjysh Rexhepin! Atë e gjetëm në rrugë, teksa kishte dalë për të kërkuar lekë, për operacionin që donte të kryente në sy. Diabeti gati po e verbonte. Ai ishte i vetëm, pasi bashkëshortja i ka vdekur disa vite më parë. Prandaj, – thoshte, me duhet drita e syve, të eci vetë, të dal të marr ajër. E morëm, e dërguam dhe i bëmë të gjitha kontrollet në QSUT dhe klinika private. Pasi kontaktova me miq të mitë, vendosëm të mblidhnim një shumë parash që do t’i mundësonin atij të gjitha shërbimet. Doktor Amarildo Belshi, një mjek me zemër të madhe, pranoi që të gjitha vizitat dhe ndërhyrja me lazer, do të kryeheshin falas në kliniken e tij. Njërin sy e kishim humbur, diabeti kishte bërë të veten. Tjetri kishte nevojë për rreze lazer, që të mund t’i pengonte hemoragjinë, dhe të mos humbiste përfundimisht shikimin.
Shumë falenderime dhe mirënjohje për doktorin. Ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe gjyshi tani është shëndoshë e mirë. Mirësia e dr. Amarildos na bëri që lekët që kishim mbledhur për gjyshin, t’ia japim atij per ilace, ushqim, e nevoja të tjera. Gjyshi shpreh me përulje, mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuan për të. Zoti i bekoftë të gjithë, – më thoshte. Gjyshi është mirë tani, e gjitha mbaroi dhe tani ai do të ëcë pa një shoqërues. Te gjithë bashkë ia dolëm, sepse të gjithë e nisëm nga dashuria, dhe gjërat e vulosura me dashuri, janë të destinuara të kenë fund të lumtur. Po, sot, ishte një ditë e bukur.
p.s Falenderime pa masë për Alfir Qosja, shokun tim të gjimnazit i cili nga Franca kontribuoi për gjyshin, falenderoj Ilir Hoxhollin, zemërmirin që cdo herë përgjigjet kur i kërkojmë ndihmë, falenderoj, Alvi Bajramaj,(zëdhënës i qsut) personin bamirës, që asnjëherë s’më kthen për të tilla gjëra, Anxhela Dullen, Brikena Prifti, Xhevahir Asllanin, Juna Bregun e miq të tjerë, që, duke u bërë bashkë mundem të bënim një të mirë, një gjyshi, që shpresa po i ikte dita-ditës. Sepse nësë bëhemi bashkë, gjithmonë ia dalim 🙂
#buzeqeshje #bamirsi #bashke #iadolem





