• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUTJE” E HAPUR METËS/ LSI: Zgjedhjet duhen shtyrë, anulo dekretin që nuk zbatohet
Home
Politikë

“LUTJE” E HAPUR METËS/ LSI: Zgjedhjet duhen shtyrë, anulo dekretin që nuk zbatohet

27 May, 2019 F.autor Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Meta që të nisë procesin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shprehet se në situatën në të cilën ndodhet vendi, është në të drejtën Kushtetuese dhe ligjore, që Presidenti ta shtyjë datën e zgjedhjeve.

Postimi i plotë i Manjanit:

Pa dyshim, fillimi nga Presidenti i Republikës i një një proçesi ri-dekretimi të datës së zgjedhjeve lokale, do ishte krejt normal në këtë situatë anormale që gjendet vendi.

Unë jam dakort me konstatimin e Tij të para dy ditëve që “…. parimet kushtetuese prevalojnë ndaj çdo formaliteti…”

Ligjërisht, do kisha preferuar që këtë pohim ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por edhe Presidenti i Republikës ka terren ta zbatojë këtë sentencë.

Në fund të fundit Ai nuk është instanca e fundit që interpreton Kushtetutën, por është zbatues i saj. Përgjatë zbatimi, bën pa dyshim edhe interpretuesin e saj në shkallë të parë.

Pra, asnjë problem Kushtetues, nga ana formale, nuk do të gjeja nëse Presidenti, nisur nga fakti që dekreti i Tij për zgjedhjet lokale nuk po zbatohet, të rifillonte proçesin e ri dekretimit të një date tjetër zgjedhore.

Se të themi të vërtetën dekreti përcakton datën e zgjedhjeve dhe jo datën e votimit. Që këtu dekreti ka rënë. Të mos hyjmë pastaj tek veprimtaria gjysmake e KQZ dhe tek mosregjistrimi i opozitës në zgjedhje.

Këto janë arësye të forta për të detyruar Kryetarin e Shtetit të rikonsiderojë anulimin e një dekreti që nuk zbatohet.

Pa dyshim që ky proçes ri- dekretimi nuk mund të jetë vetëm juridik. Në radhë të parë ai është një proçes politik, por edhe Kushtetues.

Parimet e shtetit demokratik dhe të sundimit të ligjit janë cënuar rëndë. Kushtetuta nuk mund të katandiset si afat procedurial, siç na fton Kryeministri.

Pasi shkel rëndë trupin e shpirtin e saj, asnjë kuptim nuk kanë më afatet…

Ndaj ri-dekretimi i datës së zgjedhjeve lokale mbetet e vetmja zgjidhje.

Pa dyshim, jo të gjithë janë dakort me këtë zgjidhje in-extremis, por ska tjetër.

Aq më tepër kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

Precedent për këtë rast ka. Është ri-dekretimi i zgjedhjeve të 2007 dhe të 2017.

Ndaj, Presidenti duhet ta rimarrë këtë precedent.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Zgjedhjet europiane dhe tri kurthet vetvrasëse të opozitës shqiptare!
Previous article DY VËLLEZËR NDAJNË "SHQIPONJËN" NË GRUMBULLIM/ Njëri ka zgjedhur Shqipërinë, tjetri luan tek Kosova

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT