Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale në të dyja anët e Adriatikut duke arrestuar deri tani 27 persona në disa qytete. Mes të arrestuarve, sipas mediave italiane janë 12 shqiptarë. Nga 12 shqiptarët e arrestuar, në Vlorë janë prangosur 6 prej tyre.
Në Itali janë arrestuar;
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Xheninaj
Në Shqipëri janë arrestuar;
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj
Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e tij. Hetimet kanë zgjatur dy vite. Personat e arrestuar janë të akuzuar për krijimin e organizatave kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera. Grupet kriminale bazën e kishin në Lecce. Në operacion u angazhuan mbi 100 efektivë. Operacioni është finalizuar pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.


