• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LULE DHE PLUMBA/ Modeli shqiptar në atentatin ndaj Ergys Dashit në Ekuador
Home
Breaking News

LULE DHE PLUMBA/ Modeli shqiptar në atentatin ndaj Ergys Dashit në Ekuador

24 January, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori i ekzekutimit të 34-vjeçarit Ergys Dashi në Ekuador është futur në lokalin ku rrinte shqiptari me një tufë lule në duar. Pas një diskutimi për pasaportën e vaksinimit, ai është justifikuar me faktin se do të dorëzonte një buqetë me lule në restorant dhe është futur brenda. Fshehur mes luleve, siç rezultoi më vonë vrasësi kishte armën, me të cilën kreu ekzekutimin me 20 plumba. Historia të kthen disa dekada pas, në një vrasje që ka ndodhur shumë vite më parë në spitalin “San Paolo” në Itali, aty ku u vra Naim Zyberi. Pavarësisht se dhoma ku ishte i shtrirë Zyberi ruhej nga dy efektivë, kundërshtari i tij Arben Grori hyri brenda me një tufë lule për të qëlluar për vdekje në shtratin e spitalit Naim Zyberin.

Vrasja e shqiptarit në Ekuador

Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi, në një restorant në veri të Guayaquil-it në Ekuador, mediat e huaja kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Punonjësit e restorantit thanë se vrasësi ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të disa luleve, por më pas ka kërcënuar punonjësin e lokalit që i ka kërkuar kartën e vaksinimit. Dashi ishte në shoqërinë e një burri tjetër, i cili u zhduk menjëherë nga vendngjarja pas nisjes së të shtënave. Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja armësh.
“Ai që e qëlloi ishte njeriu që hyri me lule, armën e mbante në buqetë”, deklaroi një dëshmitar.

Vrasësit janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë që e plagosur mbeti dhe një kliente e restorantit, e cila mori një plumb në këmbë. Ajo ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si u lidh i riu nga Durrësi me një grup mafioz të “Camorra”-s

Mësohet se Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga Policia italiane po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona. Trafiku i heroinës drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi 3- vjeçar nga autoritete italiane në Akuila.

Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së shkëlqyer, bëhej përmes makinave të modifikuara dhe u tha se droga shitej me një çmim konkurrues dhe se grupi ishte aq i fuqishëm sa Policia italiane i konsideroi si pjesë të “Camorra”-s. Ergys Dashi nuk është shqiptari i vetëm që u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Pak vite më parë është vrarë edhe Adriatik Tresa, i cili u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij nga 6 persona të maskuar si policë. Ndërsa në mars të 2018-ës u vra shqiptari Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen, Fatimen, po për shkak të trafikut të drogës. 64- vjeçari i vrarë barbarisht bashkë me gruan e tij ishte njeriu që porosiste drogën që menaxhonin shqiptarët në Europë.

“Tufa me lule” në ekzekutimin e Naim Zyberit

Në vitet ’90-92′, “ligjin” në Tiranë, të paktën në zonën e Stacionit të Trenit e deri tek ish-Fusha e Druve, e bënin dy grupime djemsh, që në atë kohë njiheshin si “Djemtë e Rrugës Bardhyl” dhe “Djemtë e Trenit të Vjetër”. Të parët udhëhiqeshin nga Gazmend Muça, ndërsa grupi tjetër nga Naim Zyberi. Tregu i drogës ishte më fitimprurësi dhe çdo ditë e më shumë bëhej edhe më i lakmuar nga “gangsterët” e atyre viteve. Për një periudhë ata ranë në qetësi, pasi nuk kishin më kohë për konflikte me njëri-tjetrin. Pasi disa prej tyre prekën Italinë, kuptuan se aty kishte vend për të gjithë. Por pas kësaj qetësie, nisi një serial i ri i përgjakshëm, shkak për të cilin u bë dyshimi se dikush prej tyre ishte spiun i Policisë.

Nisën të qarkullojnë fjalë sikur një efektiv Policie, kishte thënë se Ardian Spahiu i njohur si Ad Topalli, mik i ngushtë i Naim Zyberit, ishte informator i strukturave të rendit. Kjo vuri në lëvizje një tjetër grup, ku bënte pjesë Fatmir Rama i njohur ndryshe si Miri i Xhikes, kushëriri i tij Artur Grori dhe disa shokë të tyre. Në një atentat që i bëhet Ad Topallit, ku ai mbetet i vrarë, plagoset edhe Miri i Xhikes. Por pas kësaj ngjarje, rezultoi se informacioni sikur Ad Topalli ishte spiun i Policisë, ishte i pavërtetë. Më saktë, ishte përdorur që bandat të shkatërronin njëra-tjetrën. Në vitin 1997, pas vrasjes se Ad Topallit, objektivi i radhës ishte Fatmir Rama. Por kur Zyberi shkon dhe troket në shtëpinë e tij, i shoqëruar nga një person tjetër, derën e hap Artur Grori, që u thotë se Fatmir Rama nuk ishte në shtëpi. Naim Zyberi me shokun e tij e qëllojnë disa herë me armë, duke e lënë të vrarë dhe largohen. Pak ditë më pas, vëllai i vetëm i Artur Grorit, Arbeni, i dënuar me burg të përjetshëm, dyshohet se qëllon mbi një të ri me mbiemër Maçi, pasi ishte pjesëmarrës në vrasjen e Arturit.

Naim Zyberi dhe Arben Grori përplasen në itali, ku u arratisën të dy. Në një bar në Torino, Grori pikas Naim Zyberin dhe aty pati një shkëmbim zjarri mes tyre. Zyberi plagoset rëndë dhe për këtë arsye iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Ndërsa Grori mendohet se kishte marrë disa plumba shkarazi në trup.

Pas kësaj ngjarjeje, Policia italiane e dërgon Naim Zyberin në spitalin “San Paolo” ku ruhej nga dy efektivë. Ka disa versione për ekzekutimin e Zyberit. Sipas të dhënave, dyshohet se ekzekutori ishte veshur si infermier, ndërsa bashkëpunëtori i tij mbante një tufë me lule, ku ishte fshehur pistoleta. Pasi janë futur në dhomën ku qëndronte Zyberi, ka shkrehur pesë plumba mbi të me pistoletë me silenciator. Efektivët e Policisë nuk ndien asnjë zhurme, pasi përveçse arma kishte silenciator, para grykës ishte vendosur edhe një jastëk, duke shuar akoma më shumë zhurmën e saj.

Pasi dalin nga dhoma, autori hedh në koshin e mbeturinave dorashkat plastike. Askush nuk kuptoi asgjë, por më pas karabinierët panë që Naim Zyberi ishte vrarë nën hundën e tyre. Në dorashkat plastike që u gjeten në kosh, policia italiane fiksoi gjurmë gishtash dhe kampion djerse që pas analizave të ADN-së rezultoi se i përkisnin Arben Grorit. Ndërsa gjatë kryerjes së krimit ishte ndihmuar nga miku i tij, Gerd Gjenerali./GSH.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA PËR GJAKMARRJE NË LEZHË/ Kryetari i pajtimit të gjaqeve: Çfarë më tha viktima në 2009
Previous article "NDALUNI..."/ Fifi flet pas daljes së Beatrixit: Si për të, si për Borën…

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT