• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTONI PËR…”/ Ish-ambasadori i SHBA: Vajza më pyet kur do kthehemi në Shqipëri?
Home
Politikë

“LUFTONI PËR…”/ Ish-ambasadori i SHBA: Vajza më pyet kur do kthehemi në Shqipëri?

27 August, 2020 F.autor Politikë

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë. Ai thotë se këto janë kohë padyshim të vështira, por gjërat do të rregullohen me punë, kurajo e vullnet. Arvizu u kërkon të rinjve që të luftojnë për atë që besojnë. Në mesazhin e tij, ai zbulon se vajza e tij, para pak kohësh ‘erdhi te unë dhe më tha ‘babi kur do kthehemi ne Shqipëri?’ dhe unë i thash ‘Çfarë mban mend nga Shqipëria?’, dhe ajo u përgjigj ‘unë mbaj mend gjithçka’.

“U bënë më shumë se 5 vite që prej largimit nga Shqipëria por kam shumë kujtime të bukura të qëndrimit tim aty, si dhe kohës me familjen time aty, si për shembull ditet e verës në jug të vendit duke shijuar diellin, plazhin, ushqimin e mrekullueshëm, kështu që kur Floida me tha që të gjithë ju do te shkonit në Jalë këtë javë dhe me pyeti nëse do të dërgoja një mesazh thash absolutisht që po.

Si fillim dhe mbi të gjitha shpresoj që të gjithë ju dhe familjet tuaja jeni të sigurt, që gëzoni shëndet të mirë dhe po shijoni verën sa me shumë që mundni. Ju që më njihni, më njihni si një person optimist por me duhet te them që kohët e fundit ka qenë një vit shumë i vështirë dhe një verë shumë e vështirë, tani për shembull kemi pasur të bëjmë me zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni. Por sigurisht sfida më e madhe ka qenë pandemia botërore e cila ka goditur Shtetet e Bashkuara shumë rëndë. Më shumë se 170 mijë njerëz kanë vdekur dhe numri po rritet çdo ditë. Miliona njerëz kanë humbur punët e tyre, bizneset janë mbyllur dhe shkollat janë mbyllur gjithashtu.

Krahas pandemisë gjatë verës në qindra qytete nëpër SHBA ka pasur dhe ende vazhdojnë protesta me përmasa relativisht të mëdha. Jam i sigurtë që i keni parë videot dhe disa nga protestat kanë qenë fatkeqësisht të dhunshme, por dua të dini dhe të kuptoni që shumica e protestave, pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë tepër paqësor dhe qëllimi i këtyre protestave ka qenë thjesht kerkesa për Drejtësi Sociale. Konkretisht për të ngritur zërin ndaj racizmit sistematik, i cili ka qenë prej kohësh një problem i madh në shtetin tonë dhe vazhdon ende te jetë edhe sot. Për mua, dua të dini që besoj shumë fort se jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi dhe gjithashtu besoj fort te shprehja NO JUSTICE – NO PEACE, pa drejtësi vërtet nuk mund të ketë paqe. Pra, janë kohë të veshtira sigurisht, por besoj me gjithe zemër se ne do punojmë për të ndrequr gjërat, dhe se gjithçka do te përmirësohen.

Kjo gje do te kërkojë shumë dashuri, dhembshuri dhe mirëkuptim, por edhe kurajo dhe vullnet për të luftuar per gjërat që besoni.

Kjo është diçka që të gjithë shqiptarët e kuptojnë, se ndonjëherë duhet të luftoni për atë që besoni. Dua të shtoj diçka pozitive. Disa nga ju e mbani mend vajzen tonë, ajo është 13 vjeç tani. Para pak kohësh ajo erdhi te unë dhe më tha ‘babi kur do kthehemi ne Shqipëri?’ dhe unë i thash ‘Çfarë mban mend nga Shqipëria?’, dhe ajo u përgjigj ‘unë mbaj mend gjithçka’.

Nuk e besoj këtë për asnjë minutë, por ajo dëshiron vërtet shumë të kthehet për të vizituar, gjithashtu edhe unë. Kështu i thash ‘kushedi , nëse gjërat rregullohen mbase shkojme verës tjetër. Do te jete 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë pas gjithë atyre viteve të ndarjes. Pra, vera 2021 do te jete mbase ne Orikum, ose Drimadhe, ose në Velipojë por edhe në Jalë, kushedi, apo jo? Deri atehere kujdesuni për veten, kujdesuni mirë për njëri tjetrin. Mos harroni të luftoni për atë që ju besoni dhe mbi te gjitha kujdesuni për familjet tuaja, sidomos në këto kohë të rrezikshme. Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e javës tuaj dhe më mungoni. Do shihemi sërish. Mirupafshim” u mbyll mesazhi i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEUTA-BEITAR/ Në festë durrsakët, Rubin Hebaj vulos kualifikimin (VIDEO)
Previous article TEUTA-BEITAR/ Pranë golit durrsakët, e pabesueshme çfarë shpërdoron kapiteni Arapi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT