• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Lufthansa” dhe “Air France”, grevat bllokojnë mijëra udhëtarë. Anulohet një fluturim në Rinas
Home
Sociale

“Lufthansa” dhe “Air France”, grevat bllokojnë mijëra udhëtarë. Anulohet një fluturim në Rinas

10 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Dy prej linjave ajrore më të mëdha të Europës janë prekur nga greva, duke lënë në tokë qindra fluturime e duke prekur kështu me mijëra udhëtarë. Të prekur në këtë mes janë edhe shqiptarët, pasi në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit ishte parashikuar ardhja e një avioni nga Frankurti në Tiranë në orën 13:10, e më pas nisja e tij për kthim në Frankfurt në orën 13:50.

“Lufthansa” është detyruar të anulojë 800 nga 1.600 fluturimet e planifikuara për shkak të grevës së punonjësve të sektorit publik. Ndërprerja e funksioneve është në fuqi në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Këlnit dhe Bremenit.

Njëkohësisht me të, edhe “Air France” ka anuluar një prej 4 fluturimeve të saj, pasi ekuipazhet e kësaj kompanie morën pjesë në grevë, në mbështetje të pretendimeve për rritjen me 6% të pagave.

“Lufthansa” tha se rreth 90 mijë pasagjerë janë prekur nga greva e sektorit publik gjerman, që gjithsesi nuk përfshin medoemos edhe stafin e linjës ajrore. Kompania gjermane u tha pasagjerëve, fluturimet e të cilëve nuk janë anuluar, që të pranojnë vonesat në fluturime apo të paraqiten më herët nëpër aeroporte.

Unioni tregtar “Verdi” tha se grevat kishin për synim të “rrisnin presionin” ndaj punonjësve të sektorit publik përpara bisedimeve për pagat.

Gjithsesi, “Lufthansa” shtoi se “nuk mund ta kuptonte kërcënimin e sindikatës ‘Verdi’, për të ndërmarrë një grevë kaq masive”.

“Sigurisht që është tërësisht e papranueshme që një sindikatë e tillë të shkaktojë këtë konflikt ndaj pasagjerëve që nuk duhen përfshirë në këtë mes”, tha Bettin Volkens, kreu i Burimeve Njerëzore të kompanisë gjermane të fluturimeve.

“Lufthansa nuk është pjesë e këtij konflikti kolektiv, por për fat të keq klientët tanë dhe kompania jonë po preken nga pasojat e kësaj mosmarrëveshjeje”.

Volkens shtoi se “politikanët dhe ligjvënësit duhet të përcaktojnë rregulla të qarta për grevat dhe veprimet e sindikatave”.

“Lufthansa” njoftoi se shërbimet normale mund të rikthehen gjatë së mërkurës.

Ndërkohë, “Air France” bëri të ditur se përballet me një kosto prej rreth 170 milionë eurosh, për shkak të një vale të gjatë grevash nga punonjësit e saj, ndërsa ndërprerja e së martës prej tyre ishte thjesht shembulli më i fundit.

Greva pritet të vazhdojë edhe gjatë së mërkurës, ndërsa të tilla situata janë planifikuar edhe për të paktën 4 ditë të tjera brenda këtij muaji. Edhe udhëtimet hekurudhore në Francë janë nën presion për shkak të një programi grevash nga stafi i “SNCF”-së, në kundërpërgjigje ndaj reformave të punës të ndërmarra nga presidenti Emmanuel Macron./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barzagli i dëmtuar/ Juventus i përgjysmuar ndaj Realit
Previous article E mbuluar me DHURATA/ Xhensila nuk heziton t'i tregoi dhe të ...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit Aktualitet

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT