Janë zbuluar detajet e para në lidhje me të shtënat me armë që u dëgjuan në zonën e Radhimës, në qytetin e Vlorës.
Paraprakisht mësohet se policia ka qenë në kërkim të një personi, të cilin ka shkuar për ta arrestuar ditën e sotme.
Siç bëhet me dije, kemi të bëjmë me një person që kërkohet për krime të rënda.
Ai është identifikuar si Jorgaq Gjini dhe qëndronte prej kohësh në zonë, në një prej banesave në Radhimë.
Policia ka shkuar për të bërë arrestimin e tij, pasi ka rënë në gjurmët e të shpallurit në kërkim, ndërsa personi në fjalë është përgjigjur me armë, e si pasojë, policia është kundërpërgjigjur.
Shqetësues është fakti i pranisë së turistëve, të cilët janë trembur pa masë.


